Kryeministri Kovaçevski: Buxheti dhe denari janë stabil ndërsa rezervat shtetërore janë në nivelin më të lartë

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për “Brifingun e Mëngjesit” të TV Sllobodna, theksoi se Buxheti është stabil dhe likuid dhe është në gjendje të plotë që t’i financojë të gjitha detyrimet sa i përket programeve për mbështetjen financiare të qytetarëve dhe ekonomisë. 

“Gjatë hartimit të Buxhetit për vitin 2022, janë ulur shpenzimet joproduktive në normat buxhetore për të siguruar mjete shtesë për ballafaqimin me krizën ekonomike, për të cilën e dimë se në vitin 2022 do të ndodhte dhe për këtë shkak kishim sukses ta ruajmë likuiditetin e kompanive në sektorin energjetik”, theksoi Kryeministri Kovaçevski, duke theksuar se gjatë hartimit të Buxhetit për këtë vit janë ndarë rezerva për menaxhimin e krizës në një program të veçantë, i cili ende ekziston. në Buxhet.

Kryeministri Kovaçevski konfirmoi dhe përsëriti se Qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk frikësohet sa i përket stabilitetit të  denarit dhe se rezervat shtetërore janë në nivelin më të lartë dhe në pajtim me sasinë e rezervave shtetërore stabil është edhe denari.