Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në lajmet e Kanal 5, theksoi se Maqedonia e Veriut është një vend që ka tejkaluar konfliktet dhe është bërë një vend pwrparimtarw i avancuar dhe po shkon përpara drejt Bashkimit Evropian, i cili mbështetet në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, ku vendet që kanë qenë në luftë me njëri-tjetrin, që nuk kanë mundur të numërojnë viktima mes tyre, janë bashkuar dhe kapërcyer mosmarrëveshjet e tyre dhe së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një vend i prosperitetit ekonomik, demokracisë dhe mendimit kritik dhe drejtësisë sociale.
“Kjo është mënyra për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore. Besoj se me kalimin e kohës në këtë proces të negociatave me Bashkimin Evropian do t'i bashkohen edhe një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve dhe këtu mendoj për ata që besojnë në idenë evropiane, të cilët besojnë në një vend të pwrparimtarw dhe të avancuar,” tha Kryeministri Kovaçevski, i cili përsëriti se nuk ka kthim nga rruga për në BE.
“Nuk ka kthim prapa nga ai proces. Për njëmbëdhjetë vjet ky vend u mbajt peng. Për njëmbëdhjetë vjet dikush krijoi vetëm monumente në qendër të Shkupit. Për njëmbëdhjetë vjet dikush u përpoq të na bënte të grindemi me fqinjët. Për njëmbëdhjetë vjet kishim në mosmarrëveshje brenda. Për njëmbëdhjetë vjet ne kemi parë tensione me bazë etnike në vend. Sot nuk e kemi këtë”, tha Kovaçevski, i cili nënvizoi se përveç marrëdhënieve të mira fqinjësore, kemi ndërtuar një shoqëri të barabartë për të gjithë ku nuk ka tensione.
Ai ka theksuar se edhe gjatë votimit të konkluzioneve të propozimit evropian nga Këshilli Evropian për fillimin e negociatave mes shtetit dhe Bashkimit Evropian, çdo deputet lirishëm ka shprehur vullnetin e tij.
“E njëjta gjë duhet të jetë edhe me ndryshimet kushtetuese, sepse bëhet fjalë për përfshirjen e pjesëve shtesë të kombeve të tjera në preambulën e Kushtetutës sonë. Rrit homogjenitetin, rrit kapacitetin e shtetit. Besoj se çdo deputet, pavarësisht nga përkatësia e tij politike apo fetare, ka obligim ndaj qytetarëve të marrë vendime që do të thotë një e ardhme më e mirë për këtë gjeneratë dhe për brezat e ardhshëm të vendit”,konkludoi Kovaçevski, i cili ritheksoi se sa më shpejt aderimi në BE aq më i shpejtë zhvillimi ekonomik, drejtësi më e madhe sociale dhe zhvillim më i madh i të gjitha segmenteve të tjera të shoqërisë sipas shembullit të vendeve evropiane.
Në të njëjtën kohë, ai shprehu besimin se deputetët, duke njohur idenë evropiane, do të votojnë për të gjitha ndryshimet e nevojshme që duhet të bëhen, në aspektin ligjor dhe më shumë ndryshime kushtetuese në drejtim të përshtatjes së Kushtetutës sonë me hyrjen në BE, me transferimin e kompetencave, siç bëjnë të gjitha vendet anëtare të BE-së nga institucionet nacionale në institucionet e BE-së.
“Prandaj mendoj se ky është një proces i pakthyeshëm, që shkon përpara, që shteti e çon përpara dhe nga i cili nuk ka kthim prapa. Nuk ka as majtas as djathtas”, theksoi Kryeministri Kovaçevski, i cili nënvizoi se në kohën para nesh edhe opozita edhe të gjithë qytetarët ishin të bindur në saktësinë e asaj që ka thënë Qeveria dhe ai si Kryeministër, se kemi një gjuhë maqedonase n të pastër në kornizën negociuese, një identitet maqedonas i mbrojtur me të gjitha bazat në BE, se çështjet historike janë pjesë e punës së Komisionit Historik, dhe jo pjesë e procesit skriningut në BE.
“Mendoj që tani duhet të diskutojmë se si duhet të duken ekipet negociatore, si duhet të funksionojë Parlamenti në mënyrë më efikase. Mjaft me bllokada, mjaft bojkot në Kuvend”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për Kanel 5.