Kovaçevski për “Fokus”: Integrimi evropian i vendit është proces i pakthyeshëm

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në numrin e Vitit të Ri të javores “Fokus” theksoi se rruga e integrimit evropian të vendit është proces i pakthyeshëm nacional. Sipas tij, të gjithë 120 deputetët në Kuvend kanë përgjegjësi dhe obligim që t'i realizojnë ato procese për një të ardhme më të mirë të gjeneratave të sotme dhe atyre të ardhshme.

“Ky nuk është një proces i një personi apo i një partie, por një proces nacional. Fëmijët tanë meritojnë të jetojnë në një shtet evropian, por jo në një shtet evropian jashtë vendit, por në Maqedoninë e Veriut, anëtare e BE-së, ku, ashtu si në vendet e BE-së, sundon prosperiteti ekonomik, demokracia e madhe dhe drejtësia sociale”, është i vendosur Kryeministri.

Që të arrijmë në këto qaste të negociatave të filluara, Kryeministri tha se është marrë vendim i madh dhe i vështirë, i cili na mundësoi të zhbllokojmë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Punohej për negociata të gjata edhe me kryesuesin Francën edhe me Bullgarinë dhe arritëm një kompromis me të cilin mbrojtëm identitetin. Me një gjuhë të pastër maqedonase, si maqedonas, filluam negociatat me BE-në. Nuk ka dyshim se vendi duhet të ecë përpara. Qytetarët duan në BE dhe detyra jonë si politikanë është që ta përmbushim atë.

Histeria se do të ishim asimiluar, bullgarizuar, se do të ekzistonim, sipas perspektivës së sotme shohim se janë vetëm gënjeshtra. Se kush mund të na asimilojë askush nuk e ka të qartë. Këtë e theksojnë presidentët e shteteve më të mëdha anëtare të BE-së. Diçka që ekziston thellë brenda nesh, ka ekzistuar me shekuj dhe do të vazhdojë të ekzistojë, askush nuk mund të na e merr. Dhe morëm marrëveshje dhe kornizë negociuese që na shpie përpara në përmbushjen e një qëllimi tjetër strategjik”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Sa i përket vendimeve të mëtutjeshme, Kryeministri Kovaçevski theksoi se sigurimi i shumicës prej dy të tretave është vetëm një nga vendimet që do të duhet të  sillen në Kuvend deri në anëtarësimin e plotfuqishëm.

“Do të sillen vendime të tjera, sepse kur të përfundojë procesi i skriningut, do të vijojnë “bençmarkat, të cilat duhet t'i përmbushim në drejtim të harmonizimit të legjislacionit tonë, në drejtim të reformave serioze dhe avancimit të shoqërisë. Kjo do të thotë se deri në vitin 2030 do të duhet të sillen më shumë vendime të mëdha, siç është bërë në të gjitha vendet anëtare. Prandaj them se ky është proces i pakthyeshëm”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.