Zëvendëskryetari i Qeverisë për sistem politik, Dimovski, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva. Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për aktualitetet politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, me theks të veçantë në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Gjithashtu u theksua se zbatimi i projekteve strategjike nënkupton forcimin e sovranitetit të vendit, por edhe të BE-së, veçanërisht për shkak të integrimit të rajonit në tërësi.
Republika Çeke vazhdimisht e mbështet procesin e anëtarësimit të RMV-së drejt Bashkimit Evropian. Kjo mbështetje është si rezultat i përqendrimit tradicional të politikës së jashtme çeke ndaj këtij rajoni, si dhe për faktin se vetë është një shembull i suksesshëm i politikës së zgjerimit. Angazhimet e Republikës Çeke ndaj procesit të zgjerimit reflektohet edhe në aktivitetet e saj nga pjesëmarrja në Grupin e Vishegradit. Republika Çeke është pjesë e grupit jozyrtar të Miqve të Maqedonisë, i përbërë nga shtetet anëtare në kuadër të Këshillit të BE-së, ndërsa, në lidhje me Kornizën Negociatore, Republika Çeke ka mbrojtur fuqimisht që të mos përfshihen çështjet bilaterale.
Zëvendëskryetari i Qeverisë, Dimovski, falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar nevojën e intensifikimit të një bashkëpunimi të tillë ndërmjet dy vendeve.