Filkov: Këshilli gjyqësor duhet të jetë organ që do të mbrojë integritetin e gjyqtarëve, por njëkohësisht ai vetë duhet të jetë nën mekanizmat e llogaridhënies dhe transparencës

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, në intervistë për PlusiInfo njoftoi se ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor do të sillen më së voni deri në qershor të vitit 2025, dhe në to do të përfshihen rekomandimet e Misionit Vlerësues.

„Është e vërtetë që Këshilli Gjyqësor ka qenë dhe ende është një temë debati dhe kontroveze publike që pasqyron nevojën për reforma në këtë fushë. Qëllimi ynë si shtet është të sigurojmë një sistem gjyqësor të fuqishëm, të pavarur dhe funksional, i cili jo vetëm që do të jetë i pavarur, por gjithashtu do të jetë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Problemet që përmendni në lidhje me funksionimin e Këshillit Gjyqësor dhe rolin e tij në mungesën e besimit në pushtetin gjyqësor janë diçka që nuk mund të injorohet dhe ato padyshim janë pjesë e prioriteteve për reformat që planifikojmë.
Debati për paprekshmërinë dhe pavarësinë e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor është kompleks sepse nga njëra anë pavarësia e gjyqtarëve dhe anëtarëve të Këshillit është thelbësore për të parandaluar ndikimet politike në drejtësi. Por nga ana tjetër nuk duhet ta injorojmë nevojën për përmirësimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë së këtyre trupave. Edhe pse ekziston shqetësimi se ndryshimet në Këshillin Gjyqësor mund të çojnë në një "kontroll politik" mbi sistemin gjyqësor kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë mekanizma për të balancuar këtë pavarësi me përgjegjshmërinë publike. Nuk do të pajtohem me ju që debati shpesh ka 'pikëpamje të kundërta'. Përkundrazi debatet publike të mbajtura me gjyqtarët nga të katër rajonet apelues, gjyqësorin administrativ dhe sigurisht gjyqtarët nga Gjyku i Lartë në vend, treguan se ka qëndrime shumë të njëtrajtshme që është e nevojshme të rritet profesionalizmi dhe aftësia e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, si dhe transparenca dhe efikasiteti në procesin e zgjedhjes së tyre, si dhe baza të qarta për përgjegjshmërinë e tyre, duke siguruar mekanizma të përshtatshëm dhe efikasë për funksionimin e tyre të përgjegjshëm dhe efikas. Sigurisht, duke ruajtur parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor, është e nevojshme të futen procese që do të mundësojnë kontrollin mbi cilësinë e punës së gjyqtarëve dhe anëtarëve të Këshillit, që do të rrisin besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor. Reformat që po shqyrtojmë janë të orientuara për të krijuar një balancë mes këtyre aspekteve – pavarësisë dhe përgjegjshmërisë. Kyç është sigurimi i statusit se Këshilli Gjyqësor është një organ që do të mbrojë integritetin e gjyqtarëve, por njëkohësisht edhe ai vetë do të jetë i nënshtruar mekanizmave të përgjegjshmërisë dhe transparencës, që janë thelbësore për rikthimin e besimit të publikut. Pritem që ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të miratohen më së voni deri në qershor të vitit 2025 dhe se në të do të përfshihen rekomandimet e Misionit Vlerësues”, tha Filkov.

 

Në lidhje me marrjen e përgjegjësisë politike për gjendjen në drejtësi dhe realizimin e reformave, ministri Filkov mendon se është e nevojshme të sigurohen mekanizma që do të minimizojnë abuzimin politik të institucioneve dhe do të mundësojnë përgjegjshmëri, njëkohësisht duke mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve dhe pushtetit gjyqësor

„Jam dakord se principi elementar i profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë në zgjedhjen e gjyqtarëve është thelbësor por siç vëreni praktika e deritanishme ndonjëherë nuk garanton këto cilësi. Edhe pse konkurset dhe rizgjedhjet janë mekanizma që duhet të sigurojnë transparencë dhe kushte të drejta për zgjedhje, fakti është se implementimi i tyre nuk ka sjellë gjithmonë rezultatet e pritura. Nuk mund të injorojmë as problemet me ndikimet politike në këto procese, të cilat janë faktorë që e kompromitojnë besueshmërinë e pushtetit gjyqësor. Por, nuk mendoj se kjo do të thotë se jemi pa mundësi për ndryshime pozitive. Aspekti kyç që e theksoni është nevoja për përgjegjshmëri. Reformat në sistemin gjyqësor duhet të jenë një proces i vazhdueshëm dhe sistemik që nuk do të jetë i lehtë, por njëkohësisht, përgjegjshmëria politike dhe angazhimi i të gjitha aktorëve – si pushteti, ashtu edhe opozita, si dhe shoqëria civile – janë të rëndësishëm për suksesin e këtyre reformave. Në fund, përgjegjësia për gjendjen në drejtësi është edhe në duar të institucioneve që duhet të punojnë në kuadër të rendit juridik. Zgjidhja qëndron në sigurinë e mekanizmave që do të minimizojnë abuzimin politik të institucioneve, ndërkohë që do të mundësojnë përgjegjshmëri dhe njëkohësisht do të mbrojnë pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve dhe pushtetit gjyqësor. Për këtë duhet të intensifikohen reformat në zgjedhjen e gjyqtarëve dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të sigurohen kritere më të rrepta për profesionalizmin dhe integritetin e tyre, por gjithashtu të ndërtohet besimi në institucionet me transparencë, përgjegjshmëri dhe procese të qarta të rishikimit. Reformat nuk do të thotë vetëm ndryshimi i ligjeve, por edhe ndryshimi i kulturës së institucioneve. Prandaj, ato kërkojnë guxim politik dhe vullnet politik për të marrë rreziqe, ndërkohë që do të sigurohen mjete dhe mekanizma për të mundësuar që institucionet të punojnë me standarde të larta të pavarësisë dhe përgjegjshmërisë. Në këto procese, nuk duhet të kufizohemi vetëm në fajësimin e një aktori ose tjetri në pushtet, si shkak për problemet e grumbulluara. Përkundrazi, duhet të kemi guxim dhe pjekuri për të pranuar se me disa vendime kemi dështuar në realizimin e qëllimit për të cilin shërbejmë. Është e nevojshme një veprim i përbashkët i të gjitha aktorëve në reformat e drejtësisë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për gjykata, Këshillin Gjyqësor, Këshillin e Prokurorëve Publikë, Kuvendin apo Ministrinë e Drejtësisë, sepse vetëm kështu mund të arrijmë reforma që do të rezultojnë në sukses dhe përfitime për të gjithë ne. Por në fund dëshiroj të theksoj se një angazhim i tillë nuk mund të arrihet nga ne vetë si pushtet ekzekutiv. Këtu është thelbësore roli i çdo gjyqtari, prokurori publik anëtari i Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, dinjiteti dhe profesionalizmi i tyre”, theksoi Filkov në intervistën për PlusiInfo.