Kryeministri Zaev në takim me të gjitha partitë nga koalicioni qeveritarë, mbështetje të fortë për vazhdimin e reformave dhe Programit, mbetemi të vendosur në kërkim të zgjidhjes së çështjes me Bullgarinë

Kryetari  i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev  sot mbajti takim me kryetarët dhe përfaqësuesit e të gjitha partive të cilët janë pjesë të koalicionit qeveritar më të madhë  multietnik qeveritarë.

Kryeministri Zaev falënderoi për kontributin e partnerëve të koalicionit që japin në  Qeveri dhe në Kuvend  në interes të qytetarëve dhe për të ardhmen e vendit, por edhe në procesin e krijimit të politikave për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë, veçanërisht në periudhën me pandeminë Kovidit.

"Fundi i njëqind ditëve të mandatit dhe fundi i vitit është një mundësi e mirë për t'u takuar, për të diskutuar gjithçka që kemi arritur ne si një koalicion qeverisës dhe shumicë parlamentare, por gjithashtu edhe për të diskutuar hapat e ardhshëm bazuar në besimin e dhënë nga qytetarët. Të flasim edhe për planet për vitin e ardhshëm," tha Kryeministri Zaev gjatë takimit.

Në takim, partitë e koalicionit Qeveritar diskutuan të gjitha planet dhe projektet ekonomike, realizimin e masave për ringjalljen e ekonomisë. Gjithashtu folën për projektet që pasojnë për t'u realizuar në vitin e ardhshëm 2021.

Së bashku u vlerësua se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj reformave në interes për të gjithë qytetarët e saj dhe realizimin e qëllimeve të përcaktuara në Program.

Partnerët qeveritar gjithashtu dhanë mbështetje të fortë për vazhdimin e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhje për veton nga Republikës së Bullgarisë dhe u konkludua që vendi duhet të vazhdojë në rrugën evropiane, sepse e ardhmja jonë është e ardhmëri evropiane.

Kryeministri Zaev shprehu faleminderim për mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike për këtë çështje, si dhe për përkrahjen e partnerëve të koalicionit si përfaqësues të shumicës së qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike.

"Ne mbetemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje me fqinjën tone Bullgarinë. Një zgjidhje që garanton fillimin e negociatave me BE dhe në asnjë mënyrë nuk prek identitetin maqedonas, e as identitetin e ndonjë kombi ose bashkësie tjetër etnike. Këtu vlerësojmë edhe mbështetjen e fortë të aleatëve tanë në BE, veçanërisht Gjermania, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të përkushtuara që vendi ynë të vazhdojë rrugëtimin evropian dhe të fillojë negociatat me Unionin.

Me këtë rast, dua të theksoj edhe një herë, sepse ky është një koalicion i gjerë, multietnik, unë si Kryeministër por mbi të gjitha si një person, mbështetja e të gjithëve do të thotë shumë për mua, nga mbështetja juaj por edhe mbështetja tekstualisht e të gjithë bashkësive etnike, të përfaqësuar nga partitë në këtë koalicion tonë ", nënvizoi Kryeministri Zaev.

Duke iu referuar situatës së koronavirusit dhe seriozitetit të situatës në valën e vjeshtës, partnerët e koalicionit e konfirmuan dhe ritheksuan angazhimin e Qeverisë për intervenimin e shpejt dhe në mënyrë efektive për riparimin e pasojave ekonomike dhe shëndetësore.

Kryeministri Zaev i përmblodhi aktivitetet në këtë periudhë dhe njoftoi disa nga hapat e radhës të Qeverisë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe ndihmë për ekonominë.

"Realizojmë kredi nga Banka Botërore, e cila siguroi fonde për ndërtimin e 16 spitale modulare qendra Kovid në 16 qytete. Sollëm rebalanc të Buxhetit për vitin 2020, e cila siguron fonde për zbatimin e paketës së katërt të masave ekonomike me vlerë 470 milion euro, para që përfundojnë në ekonomi, pas te  qytetarët", tha Kryeministri Zaev.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi për vaksinën dhe nënshkrimin e saj me vendin tonë në mekanizmin e grupit Kovaks, përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarjen e barabartë të vaksinave në të gjitha vendet.

Ne kemi siguruar 833 mijë doza për 400 mijë qytetarë që do të vaksinohen dy herë gjatë muajit mars. Të gjitha vaksinat që janë pjesë e sistemit Kovaks kanë dhënë efekte të mira dhe një sasi të përshtatshme të antitrupave," tha ministri Filipce.

Të gjithë partnerët e koalicionit mbështetën angazhimin e Qeverisë për të vazhduar reformat dhe arritjen e standardeve evropiane në vend, të cilat sigurojnë përmirësimin e sistemit gjyqësor, rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe një standard më cilësor të jetesës.

Kjo është e konfirmuar edhe nga Buxheti për vitin 2021, i cili siguron rimëkëmbjen e ekonomisë, realizimin e investimeve kapitale, përballimin me koronavirusin, si dhe dinamikën e zgjeruar të zbatimit të reformave të nevojshme në çdo segment të shoqërisë në interes të të gjithë qytetarëve.