Nga mbledhja e 66-të e Qeverisë: U miratua pakoja e 6-të e masave ekonomike anti krizë; Vazhdojnë masat për kufizim të lëvizjes nga 27 prill; U miratua marrëveshja kolektive për arsim të lartë dhe shkencë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 66-të e miratoi Pakon e gjashtë të masave ekonomike anti krizë në vlerë prej 17.8 milionë euro për mbështetje të veprimtarive të cilat u mbyllën tërësisht që të parandalojnë përhapjen e virusit korona gjatë muajit prill 2021, si dhe për përmirësimin e likuiditetit të kompanive të cilat investojnë gjatë vitit 2021.

Më tepër informacione për masat nga Pakoja e gjashtë : : https://vlada.mk/node/24947

Në këtë mbledhje, Qeveria, e  miratoi vendimin me të cilën masat ekzistuese për kufizim të lëvizjes edhe për masat e tjera kufizuese për zbatim të mbrojtjes personale për parandalimin e përhapjes së Kovid-19 të cilat janë të vlefshme deri me 20 prill të vitit 2021 ( e martë) të vazhdojnë  të zbatohen deri më 27 prill të vitit 2021 (e martë).

Përjashtim për një pjesë të këtyre masave do të lejohet për organizim, mbajtje dhe pjesëmarrje të çdo lloj të seminareve, trajnimeve, punëtorive, kurseve, konferencave dhe ngjarjeve të tjera në organizim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për kuadrin mësimor, ndërsa çdo gjë ka të bëjë me rrjedhën e vazhdueshme dhe të papenguar të procesit arsimor në arsimin fillor dhe të mesëm sipas protokolleve të përshtatura në mënyrë rigoroze.

Përjashtim miratohet edhe për organizim dhe mbajtje të ndeshjeve të pionierëve, kadetëve dhe të të rinjve, si dhe ndeshje profesionale sportive, pa prani të publikut dhe veçanërisht  në pajtim me protokollet e miratuara destinuese dhe pas testimit të kryer paraprak PCR para ndeshjeve të organizuar nga ana e klubeve

Qeveria në këtë mbledhje me  propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive e miratoi Protokollin për veprim gjatë realizimit të testimeve shtetërore dhe ndërkombëtare në shkollat fillore dhe të mesme.

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi  Informacionin për lidhjen e marrëveshjes kolektive për arsim të lartë dhe shkencë dhe e autorizoi ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska ta nënshkruajë marrëveshjen Kolektive për arsim të lartë dhe shkencë.

Me marrëveshjen kolektive për herë të parë pas 30 vitesh rregullohet sistemi i pagave, përcaktohet paga bazë bruto me koeficient të ndërlikueshmërisë të vendit të punës në arsimin e lartë. Në mënyrë shtesë është paraparë edhe rritje e pagës së kuadrit mësimdhënës dhe jo mësimdhënës në shtator të vitit 2021 dhe në shtator të vitit 2022.

Një nga arritjet më të dukshme me këtë Marrëveshje Kolektive është rregullimi i pagesës për punën e kaluar, e cila në dhjetë vitet e fundit ose nuk ishte paguar ose ishte paguar me shumë vështirësi nga institucionet e arsimit të lartë.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi  edhe tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Byronë për Zhvillim të Arsimit me të cilën kryhet harmonizimi i kompetencave të Byrosë me ligjet e tjera të cilat e tangojnë punën e saj, siç janë ligjet të cilat e rregullojnë arsimin fillor dhe të mesëm, tekstet shkollore, statusin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional.

 Me këtë Propozim-ligj do të vendoset dhe zhvillohet një portal për mësimin në distancë dhe përmbajtje digjitale për përdorim në mësimdhënie, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm kohët e fundit me pandeminë KOVID-19, duke marrë parasysh tendencat globale në drejtim të zhvillimit të mësimit në distancë.

Zgjidhjet e reja ligjore mundësojnë angazhimin e ekspertëve të cilët do t'i përgjigjen plotësisht kompetencave ligjore të Byrosë, dhe kështu për avancimin dhe zhvillimin e arsimit.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria  mori vendim për ndërprerjen e njëanshme të Marrëveshjes së koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – rërës dhe zhavorrit në lokalitetin f. Konjarë e Poshtme, Komuna Petrovec bazuar në inspektimin e kryer nga ana e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, me të cilën është vërtetuar se koncesionari nuk u përmbahej zgjidhjeve dhe masave në lidhje me mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara nga rregulloret në fushën e mjedisit, gjegjësisht shfrytëzimi i lëndës së parë minerale u krye jashtë brezit të bregut në një gjerësi prej 50 metrash të ujit pesëdhjetëvjeçar në rrjedhën e parregulluar të ujit të lumit Pçinja.

Në mbledhjen e sotme Qeveria dha pëlqim për Vendimin për zgjedhjen e ofertës më të leverdishme në një procedurë për dhënien e një kontrate për krijimin e një partneriteti publik-privat për projektimin, ndërtimin, financimin, menaxhimin dhe transmetimin e dy termocentraleve fotovoltaike të kryer nga Shoqëria Aksionare për Prodhimin e Energjisë Elektrike,  Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV).

Me këtë vendim të EMV ofertat e kompanive "Fortim Energy Electric" nga Turqia dhe "Solarpro Holding" nga Bullgaria të cilat në vendin e ish termocentralit Oslomej, duhet të ndërtojnë një termocentral fotovoltaik 50 mg, nga të cilët partneri publik. Gjegjësisht EMV do të ketë në pronësi 18,510% të energjisë elektrike të prodhuar ("Fortim Energy Electric") dhe 18,010% ("Solarpro Holding").

Sot, Qeveria miratoi më shumë vendime për dhënien e pëlqimit për qira afatgjatë të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zonën e Komunës së Sveti Nikollës për ndërtimin e termocentraleve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, gjegjësisht për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike.

Qeveria e miratoi edhe  tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për furnizime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, i cili, ndër të tjera, synon të përfshijë në fushën e ligjit  të hyjë dhe të rregullojë mënyrën e kontrollit dhe konfirmimit përmbushjen e kushteve për pjesëmarrje të operatorëve ekonomikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në procedurat e furnizimit për nevojat e NATO-s dhe shteteve anëtare të saj. Me këto ndryshime ligjore hapin mundësinë që operatorët ekonomikë nga Republika e Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në procedurat e furnizimit të NATO-s nën të njëjtat kushte si operatorët ekonomikë nga vendet e tjera anëtare të organizatës.

 

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e miratoi Informacionin  me aktivitete të planifikuara për digjitalizim të gjyqësorit për vitin 2021.

Plani, përmban aktivitete të cilat do të zhvillohen në disa faza, duke filluar nga ndryshimet e kornizës ekzistuese legjislative si bazë për ndërmarrjen e veprimeve procedurale (e-mail dhe E-dorëzimit) me pjesëmarrësit në procedura, mjetet të TKI për gjykim në distancë apo për paraqitjen e disa dëshmive në atë mënyrë, përmes sigurimit të gjykatave me pajisje TKI përkatës, konjektim të internetit dhe mjeteve të tjera të nevojshme për përpunim të dokumenteve elektronike, përdorim të certifikatave digjitale (nënshkrime) dhe përcaktim të identitetit digjital për palët, avokatët dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, si dhe avancim të AKMIS-it, sigurim të kuadrit TI dhe trajnim të vazhdueshëm të tyre për përdorim të sistemit dhe pajisjeve.

Përveç pajisjes së më shumë se 100 sallave gjyqësore në 34 gjykata në Maqedoninë  e Veriut  (27 gjykata themelore, katër gjykata të apelit, gjykata administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative si dhe Gjykata Supreme), plani për digjitalizimin në gjyqësor parashikon pajisjen e një salle gjyqësore brenda Akademisë për gjyqtarët dhe prokurorët publikë si dhe në Burgun e Idrizovës. Pajisja e gjykatave për gjykim on-line është planifikuar të realizohet deri në fund të vitit 2021.

Qeveria e rishikoi dhe e miratoi Informacionin mbi dhënien e pëlqimit për shpalljen e një Shpallje Publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit për sipërfaqe mbi tre hektarë përmes tenderit elektronik publik, si i pari  në këtë drejtim në  vitin 2021.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në mbledhjen e sotme u miratua Programi për subvencione kapitale për zhvillimin e rajoneve planifikuese në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2021 me një buxhet prej 25,000,000 denarë, me të cilën do të realizohen aktivitete për të mbështetur rajonet e planifikimit për të përmirësuar aksesin në tokë të punueshme në zonat e aktivitetit intensiv bujqësor.

Bazuar në mendimin pozitiv të Këshilli Nacional për trashëgimi kulturore, me propozim të Ministrisë së Kulturës, Qeveria sot miratoi një vendim që shpall monumentin Akvaduti në Shkup, trashëgimi kulturore me vlerë të veçantë, nënkategori me rëndësi të jashtëzakonshme.

Me miratimin e  këtij vendimi sigurohet mbrojtje e përhershme e Akvadutit të Shkupit, i cili u ndërtua në shekullin VI dhe u rindërtua në fund të shekullit XV.

Sot, Qeveria e rishikoi dhe e miratoi Informacionin për pagimin e pensioneve për muajin  prill 2021, dhe e ngarkoi Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut të paraqesë të dhënat për pensionet në bankat tregtare jo më vonë se 23 prill 2021, dhe te  bankat afariste  ata rekomandohen që të sigurojnë që pensionistët mund të disponojnë me pensionet e tyre të prillit përmes rrjetit të ATM dhe rrjetit tregtar nga 26 Prill 2021.

Pagesa në para e pensioneve për klientët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe sipas orarit vijues të përbërë dhe sipas shumës së pensionit:

për pensionet deri në 11,000 denarë, pagesa që do të bëhet më 26.04.2021 prill (e hënë),

për pensionet deri në 11,001 -14,000 denarë, pagesa të bëhet më 27.04.2021 prill (e martë),

për pensionet në vlerë prej 14,001-18,000 denarë, pagesa të bëhet më 28 prill (e mërkurë) dhe

dhe për pensionet në shuma prej mbi 18,001 denarë, pagesa të bëhet më 29.04. 2021 (e enjte) me këtë, të gjithë përfituesit e pensioneve do të marrin mjetet e tyre para festave të 1 majit dhe Pashkëve.

Pas konsultimeve me një numër të kompanive nga industria e TIK-ut, në mbledhjen e sotme Qeveria e miratoi  konkluzionin mbi krijimin e një grupi pune për të përgatitur një Strategji Nacionale  për Inteligjencën Artificiale dhe ngarkoi Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik të sigurojë nominime anëtarësh për një grup pune për të përgatitur një strategji kombëtare të inteligjencës artificiale.

Përgatitja e Strategjisë buron nga angazhimi i Qeverisë për planifikim strategjik afatgjatë dhe strategjia duhet të shihet si pjesë e planit të zhvillimit ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pjesë e Strategjisë Nacionale të Zhvillimit 2021-2041.

Nisma për krijimin e një Strategjie Nacionale për Inteligjencën Artificiale ka për qëllim të mundësojë transformimin digjital e të gjithë industrisë, do t'u mundësojë kompanive të tejkalojnë sfidat me të cilat përballen dhe do të krijojë mundësi për zhvillimin e inteligjencës artificiale nga kompanitë.