Kovaçevski: Po përballemi me sukses me sfidat që i solli kriza energjetike

“Për të përballuar me dimrin më të vështirë që na pret, për sa i përket furnizimit me energji, për çmimet e ushqimeve, për çmimet e lëndëve të para, marrim pjesë në të gjitha takimet rajonale dhe evropiane për të gjetur zgjidhjet më të mira sa i përket mbrojtjes për nevojat elementare të qytetarëve dhe në atë drejtim ishte ajo që po ndodhte në Aleksandropulis, gjegjësisht fillimi i ndërtimit të terminalit të gazit", tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një emision në TV 21.

“Aktualisht kemi vetëm furnizim me gaz rus dhe çdo alternativë shtesë si gazi natyror i lëngshëm që duhet të sigurohet përmes Aleksandropulis është i mirëpritur. Afati i dhënë investitorëve është 20 muaj për t'u përfunduar. Gjithashtu, jemi të gatshëm që menjëherë të hyjmë në projektin për ndërtimin e gazsjellësit nga Aleksandrupoli përmes Selanikut në Negotinë në të njëjtën periudhë për të realizuar furnizimin me gaz në vendin tonë”, sqaroi Kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se si shtet tashmë kemi vendosur që të blejmë sasi të caktuara të gazit që i nevojiten vendit dhe se e radhës është lidhja me Bullgarinë me interkonektor për gazin Azerbajxhan, i cili do të duhet të ofrojë një alternativë të tretë për furnizim.

“Në atë rast do të kishim furnizim me gaz të pandërprerë dhe me çmime më të ulëta sepse sa herë keni më shumë alternativa çmimi bie. Gjithashtu, kompanitë energjetike në vend janë duke punuar në sigurimin e derivateve alternative”, tha Kryeministri Kovaçevski në një intervistë për TV 21.

Kovaçevski theksoi se prodhimi i energjisë elektrike në vend është në nivel maksimal dhe se REK Manastir, REK Oslomej dhe TEC Negotinë janë në funksion të plotë.

“Përveç kësaj, tre javë më parë kemi lëshuar termocentralin fotovoltaik 10 megavat në Osllome ku do të nënshkruhen kontratat për një tjetër termocentral 10 megavatësh në pronësi të EMV-së dhe 100 megavat, i cili do të ndërtohet nga partnerët, njëri turk dhe tjetri bullgar, ku do të kemi 120 megavat shtesë të prodhimit të energjisë elektrike”, tha Kovaçevski.

Kryeministri vuri në dukje faktin se projekti HEC Çebren është në fazën e dytë dhe se ofron mundësi për kapacitete energjetike që do të ofrojnë energji bazë për vendin dhe një mundësi shtesë për të ndërtuar burime shtesë të ripërtërishme të energjisë.

Nga kapacitetet nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, si përcaktimi ynë i tranzicionit tonë strategjik energjetik, Kryeministri Kovaçevski theksoi investimet strategjike për parkun e erës nga Kumanova në Kriva Pallankë të kompanisë gjermane VPD, si dhe ndërtimin e një termocentrali të madh diellor. në Shtip në "Akuo" franceze.