Qeveria punëson njerëz me kontratë për detyra specifike që nuk mund t'i sigurojë nga radhët e punonjësve, nuk ka honorarë të fshehtë, dihet saktësisht se kush është punësuar për çfarë

Nuk ka honorarë të rinj, as nuk janë anonimë, as të angazhuar në mënyrë të fshehtë. Dihet saktë se për çka Qeveria angazhon persona fizik jashtë radhëve të të punësuarve, për cilën periudhë kohore, për çfarë kompensimi financiar. Ato angazhime janë rreptësisht profesioniste dhe realizohen në tërësi.

Ato janë angazhime specifike të cilat nuk mund të realizohen nga radhët e të punësuarve dhe për ta nuk mund të hapet marrëdhënie e rregullt e punës

Për shembull, angazhimet e tilla janë

  • ër mbështetje teknike për sigurim të video strimeve, për mbajtje të konferencave dhe takimeve onllajn në kushte të pandemisë;
  • për dizajn grafik, për shfaqje grafike të të dhënave, për formim të konkurseve publike dhe informative servisore lidhur me aktivitete të qeverisë, lidhur me pandeminë dhe ngjashëm;
  • apo për shembull angazhim të interpretuesit të shenjave gjatë konferencës për shtyp dhe ngjarjeve të tjera publike, organizuar nga Qeveria.

Në angazhimet e tilla nuk ka asgjë joligjore, kurfarë keqpërdorimi, asgjë të fshehtë. Ata nuk janë persona të cilët janë të punësuar në Qeveri. Në mënyrë kategorike I hedhim poshtë të gjitha dezinformatat se gjoja personat e njejtë ishin të punësuar në Qeveri dhe në të njejtën kohë kanë marrë honorare. Kjo nuk është e saktë dhe është e palejueshme të punësuar në Qeveri të jenë të angazhuar edhe me honorare nga Qeveria. E hedhim poshtë si të pasaktë edhe informatën se ata ishin njerëz të cilët ishin paguar të ndajnë poste në Fejsbuk apo Tuiter. Ajo është gënjeshtër e trilluar dhe e përhapur mu nga ato qendra të cilat përdorin sisteme ‘bote’ për përhapje të gënjeshtrave, ndërsa Qeveria është kundërshtare e manipulimit të tillë të pandershëm me qytetarët
 
Qeveria, e ktheu transparencën në fuqi dhe vazhdimisht e rritë atë, si rezultat I së cilës tani janë të kapshme për opinionin një numër I madh I informative dhe të dhënave, më shumë se kurdo here më parë.

 Lidhur me publikimin e emrave të të angazhuarve me kontratë në vepër, Qeveria po bën konsultime shtesë me Agjencinë për mbrojtje të të dhënave personale dhe me Agjencinë për mbrojtje të së drejtës së qasjes së lire drejt informative të karakterit publik dhe nëse me transparence proaktive nuk rrezikohet mbrojtja e të dhënave personale apo të drejtave të tjera të garantuara, atëherë në pajtim me Ligjin për qasje të lire drejt informative të karakterit publik, secili kërkues I interesuar do të marrë mundësi për qasje drejt të gjitha të dhënave lidhur me angazhimet”,