Ballkani i Hapur

Çfarë është Ballkani i Hapur?

Ballkani i Hapur është një nismë rajonale e krijuar nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria që i përkushtohet sigurimit të kushteve për ushtrimin e katër lirive evropiane për sa më shumë qytetarë dhe kompani në Ballkan. Ballkani i Hapur është një përforcues i bashkëpunimit dhe lidhjes rajonale kur bëhet fjalë për lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.

Për momentin, të tre shtetet (Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia) e udhëheqin dhe e zhvillojnë nismën, e cila ka një politikë të dyerve të hapura, veçanërisht për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, por edhe për vendet e tjera anëtare,  vendet e rajonit – anëtare të BE-së. 

Po ndërlidhemi për zhvillimin e ekonomive tona, për një treg të përbashkët rajonal dhe të vetëm pa kufizime, pa barriera, pa kufij dhe për zhvillimin e tij afatgjatë që do të sjellë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Bëhet fjalë për integrim në vend të shpërbërjes, ka të bëjë me kufij të hapur dhe jo të mbyllur, ka të bëjë me lirinë në vend të lëvizjes së kufizuar, ka të bëjë me lehtësimin në vend të komplikimit të procedurave, ka të bëjë me bashkëpunimin në vend të armiqësisë, përparimin në vend të kthimit prapa.

Po ndërlidhemi me një qëllim të qartë, të hapur dhe publik që njerëzit tanë të ndjejnë menjëherë përfitimin e asaj që ne kemi për të ofruar. Presim që ajo dobi të ndihet së shpejti në buxhetin e brendshëm të miliona familjeve, në cilësinë e jetës së miliona qytetarëve.

Nga pikëpamja politike,Ballkan i Hapur synon të përshpejtojë integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të kontribuojë në anëtarësimin sa më të shpejtë të secilit prej vendeve në Bashkimin Evropian.

Infografik për prezantimin vizual të Ballkanit të Hapur (PDF)

Rezultate konkrete për qytetarët dhe kompanitë:

Marrëveshjet dhe kontratat trepalëshe të kyçura tashmë japin rezultate dhe përfitime të dukshme për qytetarët. Fqinjët e Maqedonisë së Veriut e ndihmuan atë me ndërhyrje në kohë gjatë zjarreve në verën e vitit 2021 si rezultat i Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë në katastrofa dhe fatkeqësi. Për dimrin e ardhshëm tashmë janë duke punuar grupe të përziera pune që do të ofrojnë ndihmë të ndërsjellë për të tre vendet në furnizimin me ushqime, energji elektrike apo burime energjetike.

Lëvizja e produkteve bujqësore dhe ushqimore në mes të tre shteteve shkon dukshëm më shpejt pas vendosjes së korsive të posaçme të gjelbra për kamionët nga Ballkani i Hapur në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Qafë Thanë, përmes të cilave mekanizmat e kontrollit zbatohen shumë më shpejt sepse kontrollet tashmë funksionojnë 24 orë në ditë dhe janë të njohura në aspekt të ndërsjellë, ndaj nuk ka më nevojë për kontrolle të trefishta në tre shtetet.

Së shpejti pritet që të aktivizohet edhe numri i identifikimit për qytetarët e “Ballkanit të Hapur” (OB ID numër), falë të cilit qytetarët do të mund të punojnë pa probleme në sektorin privat në cilindo nga këto tre shtete, pa certifikim. të një diplome, pa pritur leje të ndryshme dhe pa asnjë pengesë tjetër administrative. Në fazën përfundimtare janë edhe përgatitjet për ngritjen e një sistemi të vetëm elektronik të mbledhjes së tarifave në të tre vendet e “Ballkanit të Hapur”.

Nisma të reja:

  • Krijimi i një Agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve në Ballkanin e Hapur
  • Promovimi i rajonit si një destinacion tërheqës turistik dhe vend i verërave  dhe gastronomisë cilësore  
  • Themelimi i festivalit rajonal teatror të Ballkanit të Hapur
  • Themelimi i fondit rajonal të filmit të Ballkanit të Hapur
  • Organizim i shkëmbimeve rinore rajonale, shkollore dhe festivale
  • Ulje dhe heqje e kompensimeve dhe tatimeve që dalin nga procedura për lëvizje ndërkufitare të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve 

Mbështetje ndërkombëtare:

Ballkani i Hapur është nismë që mbështetet plotësisht nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komisari Varheji theksoi se kjo nismë sjell përfitim ekonomik të vendeve pjesëmarrëse.  Ai ftoi Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi të kyçen në këtë nismë.
Më tej, Varheji deklaroi se BE-ja e mbështet çdo bashkëpunim rajonal që është themeluar në vlerat e bllokut. 

“Ju duhet të vazhdoni ta promovoni këtë nismë; rajoni dëshiron të jetë qëllim në aspektin ekonomik dhe shoqëror. Unë e admiroj faktin që jeni kaq të lidhur me këtë nismë, më së shumti sepse është një nismë që vjen nga Ballkani dhe jo nga BE-ja. Ju vazhduat, kur ne nuk arritët, të tërhiqni pjesëmarrjen e të gjithë palëve të interesit nga Ballkani. Ky është mesazhi më i mirë që rajoni mund të dërgojë”, tha Varheji në Tiranë në dhjetor të vitit 2021.

Përfaqësuesit nga Departamenti i Shtetit në mars 2022 gjatë vizitës studimore të koordinatorëve të OB në Uashington DC, shprehën mbështetje të fuqishme dhe kategorike për integrimin evropian të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht për bashkëpunimin gjithëpërfshirës, rajonal, ekonomik dhe politik që po zhvillohet përmes nismës specifike të orientuar drejt rezultateve, të tilla si Ballkani i Hapur, të cilat mirëpriten nga qytetarët, kompanitë dhe institucionet dhe janë në përputhje me rregullat dhe rregulloret e BE-së.

Gabriel Eskobar, zëvendësndihmës sekretari dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, shprehu mbështetjen e tij të drejtpërdrejt për Ballkanin e Hapur dhe zgjerimin e tij. 
 


Me “Ballkanin e Hapur” po ndërmarrim hapa konkrete që bashkërisht të ballafaqohemi me krizën me energjenca dhe ushqim – Konferencë për shtyp e liderëve në Samitin Ballkani i Hapur në Beograd


Marrëveshje të nënshkruara që dalin nga “Ballkani i Hapur:

  • Memorandum of understanding on cooperation in the field of tourism in the Western Balkans (anglisht)
  • Memorandum of understanding on the cooperation of the taxation administrations in Western Balkans (anglisht)
  • Memorandum of understanding on cultural cooperation in the Western Balkans (anglisht) 
  • Agreement on cooperation in the Western Balkans in the field of mutual recognition of diplomas and scientific grades issued by higher education institutions and other authorized institutions (anglisht)
  • Договор за заштита од катастрофи (anglisht)
  • Меморандум за разбирање за увоз, извоз на стоки (maqedonisht  | anglisht)
  • Меморандум за разбирање за слободен пристап до пазарот на трудот (maqedonisht )
  • Спогодба помеѓу владите на Северна Македонија и Албанија за взаемно признавање на одобренија за овластен економски оператор – безбедност и сигурност (ОЕОС) (maqedonisht | shqip | anglisht)
  • Agreement on conditions for free access to the labour market in the Western Balkans (anglisht)
  • Agreement on interconnection of schemes for electronic identification of the citizens of the Western Balkans (anglisht)
  • Agreement on cooperation in the field of veterinary, food and feed safety and phytosanitary in the Western Balkans (anglisht)
  • Со Вучиќ и Рама договоривме самит на Отворен Балкан во Охрид и саем на вино и храна во Србија (anglisht)
  • Agreement on food security mechanisms in the Western Balkans (anglisht)
  • Memorandum of understanding on cooperation in the field of understanding on cooperation in the field of cinematography and audio-visual activities in Western Balkans (anglisht)
  • Operational Plan in the field of Civil Protection between the Republic of Albania, the Republic of North Macedonia and the Republic of Serbia (anglisht)

Publikime me këtë temë
Strumica do të jetë nikoqire e Egziti-t si pjesë e Festivalit rajonal të verës dhe ushqimit, në korniza të nismës Ballkani i Hapur [05.09.2022]
Kovaçevski: Të zhvillojmë së bashku një Ballkan premtues, verërat, ushqimi dhe muzika maqedonase ia vlen të përjetohen [02.09.2022]
Bоçvarski – Momiroviq: Bashkëpunimi i ndërsjellë është deri tani në nivelin më të lartë [02.09.2022]
Кostadinovska-Stojçevska: Hapja e QIK-ut të vendit tonë në Beograd edhe më shumë do ta përforcojë bashkëpunimin kulturor me Serbinë [02.09.2022]
Kovaçevski: Me projekte afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, së bashku sigurojmë stabilitet dhe energji për vendet e rajonit [02.09.2022]
Në Samit “Ballkani i Hapur” u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën për sigurimin e ushqimit, kinematografia dhe mbrojtja civile [02.09.2022]
Мinistri Nikollovski në Beograd nënshkroi Marrëveshjen për bashkëpunim dhe siguri ushqimore - të bashkuar sigurojmë ushqim për popujt tanë [02.09.2022]
Kostadinovska-Stojçevska: Po themelojmë një fond të përbashkët bashkëprodhues “Ballkan i Hapur” për profesionistët e filmit [02.09.2022]
Tupançeski u takua me ministrin e Drejtësisë së Serbisë, Popoviq në Beograd [02.09.2022]
Kovaçevski: Me “Ballkanin e Hapur” ndërmarrim masa konkrete që bashkërisht të ballafaqohemi me krizën për energjenca dhe ushqim [02.09.2022]
Bekteshi, Matiq dhe Kumbaro ranë dakord për zhvillimin e "Rrugëve të Verës të Ballkanit të Hapur" që do të rrisë ofertën turistike në industrinë e verës [02.09.2022]
Kovaçevski: “Ballkani i Hapur” hapi rrugë për ballafaqim të përbashkët me sfidat për sigurimin e ushqimit dhe energjisë elektrike [02.09.2022]
Kovaçevski: Përmes “Ballkanit të Hapur” krijojmë rajon konkurrues, tërheqës për investime [02.09.2022]
Kovaçevski në Samitin “Ballkani i Hapur”: Përmes hapave konkretë avancojmë bashkëpunimin rajonal, në rrugën drejt BE-së - Ballkani i Hapur është nismë funksionale [02.09.2022]
“Ballkani është i hapur”, thanë liderët në Ballkanin e Hapur në Panairin e ushqimit, verës dhe turizmit në Beograd  [01.09.2022]
Kovaçevski në Panairin Ballkani i Hapur: Tradita e gjatë e verërave të vendeve të Ballkanit të Hapur e prezantuar përmes verërave më të mira në Panairin "Vizioni i Verës”  [01.09.2022]
Kryeministri Kovaçevski vizitoi stendat e verërave maqedonase: Verërat maqedonase me promovim të madh, mundësi për zhvillim dhe plasmane të reja  [01.09.2022]
Kovaçevski: Ballkani i Hapur është shansi ynë i përbashkët për një të ardhme dhe standard më të mirë jetese për shtetet tona dhe qytetarët tanë [01.09.2022]
Promovim i verës, ushqimit dhe turizmit maqedonas në Panairin e Ballkanit të Hapur në Beograd prej më 1 deri më 4 shtator  [24.08.2022]
Ballkani i Hapur në Tiranë largon tregtinë dhe barrierat mes qytetarëve  [26.07.2022]
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia së bashku sigurojnë ushqim dhe energji elektrike për qytetarët e tyre përpara fillimit të krizës në këtë dimër - dita e dytë e agjendës intensive të Ballkanit të Hapur në Tiranë  [26.07.2022]
Boçvarski-Momiroviq: Koncepti i Ballkanit të Hapur jep rezultate të suksesshme. Përshpejtuam qarkullimin e mallrave dhe udhëtarëve në VK Tabanoc [22.07.2022]
Takim online i liderëve të Ballkanit të Hapur: Bashkëpunimi ynë është konkret, për një rajon të fuqishëm ekonomik, gati për anëtarësim në BE [08.07.2022]
Kovaçevski në fund të Samitit: Të shihemi së shpejti me energjinë e njëjtë dhe me ideja dhe projekte për bashkëpunim [08.06.2022]
Kovaçevski: Ballkani i Hapur është një iniciativë e shëlqyer por nuk është zëvendësim për BE-në [08.06.2022]
Kovaçevski: Jemi të hapur për të gjetur një zgjidhje dinjitoze për kontestin me Bullgarinë [08.06.2022]
Kovaçevski: Po bashkohemi për të mirën e përbashkët të popujve tanë [08.06.2022]
Samiti i Ballkanit të hapur: Nënshkruhet marrëveshja për lehtësimin e procedurave për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore të marra në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri [08.06.2022]
Kostadinovska-Stojçevska në samitin në Ohër: "Ballkani i hapur" është një hapësirë e gjerë pa barriera administrative për kulturën dhe artin [08.06.2022]
Ballkani i Hapur hapi mundësi të reja për bashkëpunim në turizëm, kulturë, arsim dhe politikat tatimore [08.06.2022]
“Ballkani i Hapur” bashkon dhe tejkalon barrierat dhe krijon fonde për bashkëpunim të ndërsjellë kulturor [08.06.2022]
Kovaçevski: Me mbështetjen ndërkombëtare Ballkani i Hapur është shtytës i eurointegrimeve për rajonin [08.06.2022]
“Ballkani i Hapur” hap mundësi për promovimin e përbashkët të atraksioneve turistike nga vendet e rajonit [08.06.2022]
Nga Samiti “Ballkani i Hapur” në Ohër: Vazhdojmë me bashkëpunimin për një rajon të fortë të përgatitur për anëtarësim në BE [08.06.2022]
Kovaçevski në Ballkanin e Hapur: Neve na lidh vizioni i përbashkët për një rajon të përparuar dhe të sigurt [08.06.2022]
Kostadinovska-Stojçevska: Ministrat e Kulturës së Shqipërisë dhe të Serbisë të mahnitur nga perla e Ohrit [08.06.2022]
Kovaçevski në fund të Samitit: Të shihemi së shpejti me energjinë e njëjtë dhe me ideja dhe projekte për bashkëpunim [07.06.2022]
Kovaçevski: Ballkani i Hapur është një iniciativë e shëlqyer por nuk është zëvendësim për BE-në [07.06.2022]
Kovaçevski: Po bashkohemi për të mirën e përbashkët të popujve tanë  [07.06.2022]
Samiti i Ballkanit të hapur: Nënshkruhet marrëveshja për lehtësimin e procedurave për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore të marra në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri [07.06.2022]
Kostadinovska-Stojçevska në samitin në Ohër: "Ballkani i Hapur" është një hapësirë e gjerë e hapur pa barriera administrative për kulturën dhe artin [07.06.2022]
Ballkani i Hapur hapi mundësi të reja për bashkëpunim në turizëm, kulturë, arsim dhe politikat tatimore [07.06.2022]
“Ballkani i Hapur” bashkon dhe tejkalon barrierat dhe krijon fonde për bashkëpunim të ndërsjellë kulturor [07.06.2022]
Kovaçevski: Me mbështetjen ndërkombëtare Ballkani i Hapur është shtytës i eurointegrimeve për rajonin [07.06.2022]
“Ballkani i Hapur” hap mundësi për promovimin e përbashkët të atraksioneve turistike nga vendet e rajonit [07.06.2022]
Nga Samiti “Ballkani i Hapur” në Ohër: Vazhdojmë me bashkëpunimin për një rajon të fortë të përgatitur për anëtarësim në BE [07.06.2022]
Kovaçevski në Ballkanin e Hapur: Neve na lidh vizioni i përbashkët për një rajon të përparuar dhe të sigurt [07.06.2022]
Kostadinovska-Stojçevska: Ministrat e Kulturës së Shqipërisë dhe të Serbisë të mahnitur nga perla e Ohrit [07.06.2022]
Kovaçevski priti liderët e rajonit: Me Ballkanin e Hapur hapim perspektiva të reja për shtetet tona [07.06.2022]
Nikollovski nga samiti “Ballkani i Hapur”: Harmonizojmë certifikatat veterinare dhe mundësojmë tregtinë më të lehtë të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore [07.06.2022]
Në Ohër arritën liderët e vendeve nga iniciativa “Ballkan i Hapur” [07.06.2022]
Kovaçevski – Bërnabiq: Bashkëpunimi i fuqishëm rajonal është bazë për zhvillim të përshpejtuar ekonomik [18.05.2022]
Kovaçevski: Ballkani i Hapur do të thotë mundësi për investime dhe rritje ekonomike në rajon [18.05.2022]
Kovaçevski: Me Vuçiqin dhe Ramën u dakorduam që Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur të mbahet në Ohër dhe në panairin e verës dhe ushqimit në Serbi [26.04.2022]
Kovaçevski-Reka: Marrëdhëniet e mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë kontribut i madh në zhvillimin e rajonit dhe europerspektivave [11.02.2022]
Boçvarski: Nevojitet ndërlidhje rajonale dhe modernizim i hekurudhave në Ballkanin Perëndimor [09.02.2022]
Kryeministri Kovaçevski: Kompanitë i njohin përfitimet nga “Ballkani i Hapur” [09.02.2022]
Takimi i zëvendëskryeministrit Bytyqi me ambasadorin shqiptar Reka - Rritja e shkëmbimit tregtar paraqet kënaqësi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të punojnë së bashku për një klimë më të mirë ekonomike në rajon [03.02.2022]
Nikollovski nga Beogradi: Panairi "Agro Beograd 2022" dhe nisma "Ballkani i Hapur" janë baza për rritjen e tregtisë mes vendeve të rajonit [27.01.2022]
Nikollovski nga Beogradi: Nisma “Ballkani i Hapur” avancon ekonomikisht tërë rajonin, për vetëm 24 orë produktet maqedonase janë në tregun serb [27.01.2022]
Filloi Samiti i “Ballkanit të Hapur”, marrëveshjet për tregun e vetëm të punës në rajon janë shumë të rëndësishme për qytetarët [21.12.2021]
Zaev, Kovaçevski dhe Dimkovski sot marrin pjesë në Samitin e “Ballkanit të Hapur” në Tiranë [21.12.2021]
Kryeministri Zaev do të udhëheqë delegacionin qeveritar në takimin e nismës “Ballkani i Hapur” në Tiranë [20.12.2021]
“Open Ballkan ID” për qasje të lirë në tregun e punës dhe lehtësim të importit, eksportit dhe qarkullimit të mallrave në Ballkanin Perëndimor [14.11.2021]
Zëvendëskryeministri Dimitrov për nismën "Ballkani i Hapur": Sa më i madh të jetë suksesi, aq më i madh do të jetë motivimi për t'u bashkuar por edhe mesazhi se ne meritojmë një të ardhme evropiane [24.11.2021]
Deklaratë e përbashkët e pjesëmarrësve në takimin e Iniciativës Ballkani i Hapur: E ardhmja e zgjerimit – pikëpamje nga rajoni [04.11.2021]
Zaev në konferencën për shtyp të Forumit Ekonomik “Ballkani i Hapur”: Është me rëndësi të madhe që ndërlidhja e re dhe e fuqishme rajonale mori mbështetje të konsiderueshme nga komunitetet afariste [29.07.2021]
Zaev, Vuçiq dhe Rama në përfundimin e “Ballkan i Hapur”: Iniciativat e reja do të sjellin përfitime të mëdha për afaristët dhe qytetarët, ndërsa dyert mbesin të hapura edhe për të gjitha vendet e rajonit [29.07.2021]
Deklaratë përmbyllëse e liderëve të "Ballkan i Hapur" [29.07.2021]
Zaev, Vuçiq dhe Rama i nënshkruan dokumentet zyrtare për bashkëpunim në kuadër të “Ballkanit të Hapur” për impuls të fuqishëm për nxitjen e bashkëpunimit rajonal [29.07.2021]
Në Shkup do të mbahet Forumi Ekonomik me iniciativën e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë [29.07.2021]
Kryeministri Zaev u takua me sekretarin e ri të përgjithshëm të RYCO-s Hani: Mbështetje të mobilitetit dhe ndërlidhje të të rinjve të rajonit është një investimi në të ardhmen e tyre [12.07.2021]
Vuçiq, Rama dhe Zaev në deklaratën trepalëshe: Mbetemi akoma të përkushtuar në rrugën tonë drejt BE-së dhe bashkëpunimit rajonal – Vendeve të Ballkanit Perëndimor u nevojitet BE-ja, po aq sa ato i nevojiten BE-së [29.06.2021]
Presidenti, Vuçiq dhe Kryeministrat Rama, dhe Zaev janë të mendimit se iniciativa për bashkëpunim rajonal është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit dhe bazë e mirë për Samitin në Sofje [30.10.2020]
Kryeministri Zaev në Forumin për lidershipin e të rinjve në Novi Sad: Udhëheqësit politik duhet të sigurojnë të gjitha kushtet që të rinjtë të pranojnë dhe udhëheqin valën e ndryshimeve në vendet e tyre dhe në rajon [24.11.2019]
Kryeministrat Zaev dhe Rama dhe Presidenti Vuçiq në një takim trepalësh në prag të takimit të nesërm me liderët e tjerë nga Ballkani Perëndimor e përcaktuan deklaratën për bashkëpunim [09.11.2019]
Kryeministri Zaev në takimin trepalësh me Presidentin e Serbisë Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Rama: Të prezantojmë parimet evropiane të bashkëpunimit dhe funksionimit dhe katër liritë e BE-së për qarkullimin e produkteve, lëvizjen e njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit [10.10.2019]