Përkrahja e ndërmarrjeve vendase
Prioritet i Qeverisë në ekonomi do të jetë zhvillimi i ndërmarrjeve vendase, para se gjithash ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Do të krijohet një klimë e shëndoshë dhe e parashikueshme afariste, pa presione dhe reprezalje politike. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet lidhjes së ndërmarrjeve vendase me zonat teknologjike-industriale jashtë vendit. Qëllimi ynë është realizimi i shkallës mesatare të rritjes së ekonomisë më lartë se 5% gjatë periudhës së mandatit.
Për këtë qëllim, Qeveria do të rris përkrahjen shtetërore për nxitjen e ndërmarrjeve vendase me 20 milion euro gjatë vitit të parë, kurse do të insistojë që ajo të arrij deri në 50 milion euro deri në vitin e fundit të mandatit. Këto mjete do të plotësohen edhe me linja të jashtme kredituese.
Ndërmarrjet vendase po ballafaqohen me problemin e obligimeve të papaguara nga ana e shtetit në bazë të faturave dhe kthimit të TVSh-së. Vlerësimet e odave ekonomike rreth shumës së këtij borxhi janë shqetësuese dhe dëshmojnë për një problem serioz të ekonomisë vendase. Për këtë qëllim, Qeveria në 100 ditët e para të mandatit do të shpallë shumën e përgjithshme të të gjitha obligimeve të akumuluara dhe të papaguara të shtetit. Menjëherë do të përpilohet plani për pagesën e tyre me afate të qarta, kurse Qeveria do të udhëheq një politikë të pagesës në kohë të obligimeve të papaguara. Nuk mund të kërkojmë disiplinë fiskale nga ndërmarrjet dhe qytetarët, ndërsa shteti të mos e respektojë të njëjtën.
Krijimin e klimës së favorshme afariste Qeveria do ta ndihmojë edhe me politika të bashkëpunimit me sektorin e biznesit, mosdiskriminimit, efikasitetit të rritur dhe transparencës së institucioneve si dhe respektimit të plotë të shtetit juridik. Kjo ndër të tjerash nënkupton:
Krijimin e kanaleve të përhershme të komunikimit ndërmjet komunitetit të dhe Qeverisë. Qeveria dhe komuniteti i biznesit do të kenë komunikim të rregullt për konsultime para ndryshimeve ose miratimeve të rregulloreve të reja. Dialogu sistematik dhe i hapur me komunitetin e nënkupton edhe zbatim të plotë të Regjistrit Nacional Elektronik të Rregulloreve (RNER). Në këtë drejtim, do të rritet edhe numri minimal i ditëve për konsultime prej në 20 deri në 30 ditë.
Procedurat e shkurtuara kuvendare për miratimin e ligjeve që krijojnë pasiguri juridike dhe balast rregullator të ndërmarrjeve, do të jenë përjashtim dhe për to do të parashihen kufizime të veçanta. Gjatë ndryshimeve të ligjeve do të parashihen edhe periudha për përshtatjen e ndërmarrjeve, sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kuvendi do të përpilojë tekste të spastruara ligjore sipas sugjerimeve të OJQ-ve dhe komunitetit të biznesit.
Institucionet kyçe që ndikojnë në klimën afariste do të fillojnë me publikimin e udhëzimeve zyrtare dhe obliguese-ligjore për zbatimin e ligjeve në sferën e tyre.
Institucionet patjetër do të duhet të publikojnë të gjitha ligjet relevante, aktet nënligjore si dhe procedurat interne në ueb - faqen e tyre.
Eliminimi i të gjitha dokumenteve të panevojshme që i kërkojnë institucionet gjatë procedurave administrative. Kështu do të zvogëlohen shpenzimet shtesë, kurse çmimi i përgjithshëm i shërbimeve do të potencohet qartë. Paraprakisht, institucionet do ta konsultojnë komunitetin e biznesit rreth procedurave që u shkaktojnë problemet më të mëdha ose procedurat më të gjata.
Tërësisht në formë elektronike do të jepen edhe 50 vërtetimet ose dokumentet e kërkuara më së shumti, kurse për çdo procedurë, në veçanti do të publikohen hapat në procedurë dhe se cilët nëpunës janë të obliguar që të veprojnë.
Qeveria do ta ndryshojë politikën e dënimit duke insistuar, që për bazë do ta ketë parandalimin. Shërbimet e inspektimit nuk do të jenë instrument për represion dhe presione politike. Përzgjedhja e subjekteve juridike për kontroll, do të realizohet përmes përzgjedhjes së rastësishme ose pas paraqitjes me argumente të forta. Për eliminimin ose uljen e shkallës së subjektivitetit gjatë realizimit të kontrollit inspektues, do të inkorporohet një regjistër publik i kontrolleve inspektuese, që i realizojnë organet dhe inspektimet shtetërore. Do të ketë së pari - paralajmërim për shkeljen e bërë; vetëm në rast të përsëritjes së tij - do të ketë dënim. Dënimet do të jenë proporcionale me të hyrat dhe nivelin e subjekteve afariste.
Qeveria do të ndihmojë në zhvillimin e ndërmarrjeve vendase, veçanërisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes këtyre masave:
Forcimit të kapacitetit financiar dhe kadrovik të Agjencisë për Përkrahjen e Sipërmarrjes, e qëllim që të arrihet delegimi i të drejtave dhe obligimeve për koordinim të zbatimit të politikave për zhvillimi e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM).
Banka e Maqedonisë për Përkrahjen e Zhvillimit (BMPZh) do të kapitalizohet në mënyrë plotësuese me qëllim që të rris përkrahjen kredituese dhe aftësinë për realizimin e skemës garantuese.
Krijimin e një këshilli ndërministror prej ministrive që kanë kompetenca në punën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Këshilli do të jetë kompetent për koordinimin e aktiviteteve të kontraktuara për avancimin e punës së NVM.
Sigurimin e një kontrolli të vërtetë të prodhimeve që importohen, me qëllim të parandalimit të konkurrencës jolojale si dhe praktikës që tregtarët vetëm formalisht të japin deklarata për harmonizim me certifikatën.
Ulja e shpenzimeve të firmës për ndërmarrjet me më pak se 5 të punësuar me çka do të ulen edhe shpenzimet e punës dhe do të nxiten nismat për biznese personale.
Ndihmë e drejtpërdrejtë këshillëdhënëse përmes Agjencisë për Përkrahjen e Sipërmarrjes në Republikën e Maqedonisë, e cila do të jetë një shërbim i vërtetë për bizneset e vogla.
Krijimi i një skeme adekuate garantuese përmes BMPZh për kredi investuese dhe kredi për mjete qarkulluese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Vendosja e një mikrolinje kredituese për përkrahjen e start-ap dhe mikro kompanive, si dhe linjave kredituese për projektet “Franshiza” dhe “Investime të përziera”.
Themelimin e fondit investues për investime në start-ap biznese dhe NVM me pjesëmarrje minimale të shtetit, ku përmes 51% do të jetë në pronësi private të subjekteve të interesuara private.
Vendosja e një mekanizimi për përkrahje të projekteve investuese të ndërmarrjeve vendase deri në shumën prej 25% të përmbledhjes së shpenzimit të përgjithshëm për investim si dhe shpenzimit bruto për çdo vend të ri të punës. Përkrahja do të realizohet përmes dy kanaleve: (a) përkrahjes së drejtpërdrejtë në shumë prej 1.000 deri në 2.000 euro në kundërvlerë me denarin, në bazë të shumës së pagës për çdo vend të ri të hapur të punës, ku punëdhënësi merr obligimin që të paguaj pagë bruto në periudhë prej 2 viteve; dhe (b) lirimin nga pagesa e tatimit të fitimit dhe pronës në 5 vitet e ardhshme.
Lehtësimi i punës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në mjediset rurale përmes financimit të projekteve infrastrukturore.
Qeveria do të përgatis edhe një strategji për zhvillim të turizmit aktiv aty ku është potenciali për zhvillim të fortë ekonomik lokal, si dhe hapjen e vendeve të reja dhe atyre më mirë të paguara të punës. Për këtë qëllim do të implementohet Ligji për planin hapësinor për ruajtjen e resurseve atraktive natyrore që janë kyçe për këtë turizëm; do të përkrahen aktivitetet për pastrimin e qendrave turistike, do të rregullohen marrëdhëniet pronësore dhe do të vendosen në përdorim pushimoret e fëmijëve dhe shtëpitë malore, etj.
Për zhvillimin e sipërmarrjes, Qeveria do të mundësojë hapjen e qendrave afariste start-ap në të gjitha komunat më të mëdha, në të cilat shteti do të sigurojë hapësirë afariste për më tepër komani të sapo themeluara, së bashku me infrastrukturë dhe shërbimet e përbashkëta (mirëmbajtje, arkivi, kontabiliteti etj.) të cilat do të jenë falas për pjesëmarrësit e qendrës.
Mundësia për themelimin e ndonjë lloji të veçantë të shoqërisë tregtare me shumë minimale të kryegjësë themelore prej 1 euro. Këto shoqëri tregtare do të kenë shenjim të caktuar, në vend të dukshëm, për secilin që do të bashkëpunojë me këtë lloj të subjektit afarist të dijë se kapitali i tij themelues është 1 euro.
Kompanive që do të investojnë, e që kanë nevojë të këtillë, do t’u jepet për shfrytëzim parcela të pashfrytëzuara të tokës shtetërore. Numri i parcelave që do të jepeshin për ndonjë firmë të veçantë, do të varet nga kushtet që i plotësojnë kompanitë (madhësia e investimit dhe numri i punësimeve të reja).
Qeveria do të propozojë heqjen e shpenzimeve gjatë importit të pajisjeve për projektet e reja që angazhojnë fuqi punëtore nëpër komunat jo mjaft të zhvilluara, si dhe për veprimtaritë që janë të bashkuara në klasterë. Njëherë, do të sigurohet përkrahje e drejtpërdrejt financiare për përpunim shtesë më të madh të prodhimtarisë bujqësore primare. Do të stimulohet bashkimi i prodhuesve primar, si dhe kompanive të përpunimit që do të investojnë në kapacitetet dhe pajisjet për prodhimtari të produkteve me lëndë të pare vendase.
Shteti do të përkrah zhvillimin e ndërmarrjeve vendase edhe me reformat adekuate të furnizimeve publike. Do të rritet transparenca e tyre dhe do të eliminohet tenderët e rregulluar paraprakisht për kompani të favorizuara. Si pjesë shtesë:
Institucionet publike do të bëjnë analizë të tregut të ofertës para se të shpallin tenderët. Nëse për nevojat e tyre ka zëvendësim adekuat (prodhim ose shërbim) që mund ta ofrojnë kompanitë vendase, atëherë vetë tenderi do të duhet të preferojë prodhime dhe shërbime të atilla.
Ndërprerja e praktikës për favorizim politike të disa kompanive të njëjta që e ngufasin konkurrencën. Për këtë do të lehtësohet kriteri themelor (qarkullimi vjetor), si kusht për pjesëmarrje në tenderë sepse ai kryesisht keqpërdorej për eliminimin e konkurrencës.
Gjithmonë kur është e mundur, pa u shkelur kualiteti i furnizimit, tenderët e mëdha do të ndahen në më tepër pjesë ku do të mund të konkurrojnë edhe NVM. Njëkohësisht do të kufizohet edhe numri i pjesëve ku mund të konkurrojë një kompani.
Do të zbatohet parimi i vlerës së parave (value for the money), e jo me automatizëm të pranohet çmimi më i ulët.
Do të zvogëlohet asimetria informative e cila i godet NVM përmes thjeshtësimit të procedurave për konkurrim dhe qarkullim të shpejtë të informatave.
Rritja ekonomike varet nga investimet në shkencë dhe hulumtim, si dhe zhvillimin e teknologjive të reja dhe industrive me kthim më të madh të investimit. Për këtë qëllim, Qeveria do të financojë së paku 10 projekte hulumtuese në vit, të ofruara nga institucionet shkencore, e të pranueshme nga odat ekonomike në Maqedoni.
Do të përkrahjen aktivitetet shërbyese me vlerë më të madhe të shtuar (IT kompani, telekomunikime, arkitekturë, etj) përmes mbulimit deri në 50% të shërbimeve për pajisjet e domosdoshme për investimet e reja, deri në një shumë maksimale prej 50.000 euro. Qeveria do të propozojë lehtësime tatimore për të gjitha kompanitë e ITK të cilat eksportojnë softuer dhe shërbime si dhe uljen e tatimit të fitimit për informatikë dhe teknologji informatike në 5%. Me këtë do të mundësohen punësime të reja, rriten të hyrat devizore si dhe ndërtimi i kompanive të reja të ITK.
Në bashkëpunim me bashkësinë e ITK në Maqedoni, Qeveria do të financojë zgjidhje inovative, të cilat do ta rrisin efikasitetin e politikave në: 1) bujqësi, 2) arsim dhe 3) punët e brendshme
Qeveria do të përkrah hapjen e qendrës hulumtuese teknologjike-zhvillimore për shqyrtimin e përparësive të kompanive të vogla dhe të mesme të Maqedonisë në aspekt të atyre evropiane si dhe për eliminimin e segmenteve ku ato kanë ngecje, siç janë ambalazhimi, marketingu, respektimi i afateve për dorëzim, niveli i kualitetit, teknikat koinzistente të menaxhimit, etj. Do të rritet edhe shfrytëzimi i fondeve të jashtme për ndihmë teknike, si dhe ato që janë në dispozicion për ndërmarrjet vendase për vendosjen e proceseve të reja teknologjike, rritjen e prodhimtarisë etj. Qeveria do të sigurojë linja për përkrahje financiare të ndërmarrjeve për lansimin e prodhimeve të reja si dhe dizajnit të ri prodhues, futjen e metodave moderne të prodhimit si dhe metodave për kontrollin e kualitetit, logjistikë dhe distribucion modern, si dhe marrjen e certifikatave për kualitet dhe promovimin e prodhimeve vendase.
Qeveria do të udhëheqë një politikë aktive dhe transparente të tërheqjes së drejtpërdrejtë të investimeve të jashtme. Do të stimulohet tërheqja e investimeve me një vlerë më të madhe të shtuar, që siguron lidhje me ndërmarrjet vendase. Në këtë drejtim, Qeveria do të publikojë një analizë të detajuar cost/benefit të investimeve dhe përfitimeve nga procesi i tërheqjes së kompanive të huaja deri më tani, veçanërisht atyre për ato që shfrytëzojnë ndihmë shtetërore.
Qeveria do të propozojë lehtësime tatimore për investime nga ana e qytetarëve që kanë shkuar për punë jashtë vendit. Për këtë qëllim do të shfrytëzohen mjete nga fondi investues për start-ap biznese dhe NVM-së, si dhe skema garantuese e BMPZh-së.