Të drejtat e njeriut
Qeveria e Republikës së Maqedonisë do t'i promovojë, mbrojë dhe avancojë të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe do të krijojë kapacitete institucionale për mbrojtje të tyre efikase dhe përgjegjësi të të njëjtave, të cilat do të tentojë që t'i shkelin të drejtat e njeriut. Theks i veçantë do të vihet në kthimin e besimit në pushtetin si ruajtës i të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e atyre të drejta të cilat ishin shkelur në mënyrë flagrante. Qëllim me prioritet i Qeverisë është ta kthejë lirinë në Republikën e Maqedonisë dhe të ndërtojë shtet në të cilën qytetarët do të ndihen të lirë, të barabartë, të sigurt dhe me dinjitet!
Për shkak të implementimit të standardeve evropiane për të drejtat e njeriut dhe mbrojtje efikase të të drejtave të njeriut, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të:
Propozojë ndryshime ligjore, me qëllim personave të cilëve i është shkelur ndonjë e drejtë e njeriut të marrin kompensim real dhe si deri tani kompensim simbolik për shkelje. Ajo do të jetë edhe bazë për përgjegjësi personale të gjykatësve dhe prokurorëve të cilët kanë marrë pjesë në shkeljen e të drejtës.
Hap debat për ndryshime kushtetuese dhe do të kërkojë përkrahje për kufizime kushtetuese për kohëzgjatjen e paraburgimit, si dhe për forcimin e bazave ligjore dhe mekanizmat e kontrollit të bazës të privimit nga liria dhe shfrytëzimin e masës së paraburgimit.
Propozon kornizë ligjore në të cilën do të përmbahen standardet evropiane për mbrojtjen e prezumimit të pafajësisë dhe dënime në pajtim me standardet evropiane në rast të shkeljes së kësaj të drejte.
Propozon ndryshime ligjore për reforma në Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi, e cila do të shndërrohet në trup të pavarur, profesional me kompetenca më të mëdha, krijuar nga persona të cilët i janë kushtuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Kërkon përkrahje më të gjerë për ndryshim të ligjit për ndjekjen e komunikimeve, me qëllim propozimi për ndjekjen e komunikimeve të mos mund t'i jepet cilit do nëpunës policor, dhe ta ulë periudhën në të cilën mund të zgjatë kufizimi i fshehtësisë së komunikimeve. Kufizimi i fshehtësisë të komunikimeve duhet të jetë i kontrolluar rreptësishtë dhe vetëm kur është e domosdoshme për mbledhjen e të dhënave për shkak të realizimit të qëllimeve të ndjekjes.
Propozoi ndryshime të Ligjit të policisë, me qëllim më saktë të përcaktohen metodat të kontrollit operativ, periudha maksimale e mbikëqyrjes së personave dhe të vendosjen edhe garanci tjera, me të cilat do të kufizohet sjellja e vullnetshme e policisë.
Propozoi ndryshime të Ligjit për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje dhe do ta ulë lartësinë e kompensimit të dëmit për shkelje të shqiptuar ose shpifje në Republikën e Maqedonisë.
I përmirëson kushtet në institucionet korrigjuese-ndëshkuese me qëllim implementimin e ndalimit të torturës, dhe dënimit jonjerëzor, ofendues dhe veprime. Do të vendosim kontroll të tërësishëm mbi realizimin e autorizimeve policore në këto institucione me qëllim të largohen paraqitja e trajtimit joadekuat dhe forcë e tepruar nga ana e policisë në këto institucione. Do të vendosim edhe trajnim sistematik të nëpunësve të burgjeve, si dhe procedura për shqyrtim detal të të gjitha ankesave për shkelje eventuale të të drejtës të trajtimit dinjitoz. Në atë drejtim do të forcohet roli i Avokatit të Popullit si mekanizëm preventiv për mbrojtje nga tortura, dënimin jonjerëzor dhe ofendues si dhe veprime. Në mënyrë plotësuese do t'i përmirësojmë kushtet në institucionet korrigjuese ndëshkuese, në veçanti lidhur për mbrojtjen shëndetësore dhe trajtim me dinjitet.
Propozoi ndryshime të Ligjit për referendum dhe forma tjera të shprehjes së drejtpërdrejt të qytetarëve. Ndryshimet do të parashohin afate precize për të gjitha veprimet e organeve shtetërore, të cilat kanë kompetencë në realizimin e kësaj të drejte të qytetarëve, si dhe saktësimin e dispozitave të caktuara të cilat shkaktojnë probleme në praktikën dhe u keqpërdorën nga ana e pushtetit që t'i pamundësojë ose dekurajojë qytetarët në shfrytëzimin e mekanizmave për demokraci të drejtpërdrejtë.
Propozoi ndryshime ligjore për garantimin e të drejtës së mbledhjes publike, me kompetenca të sakta dhe precizë të policisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të udhëheqë politikë në avancimin e të drejtave të grave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën politike, ekonomike dhe publike. Për atë qëllim do të vendosim Organ të veçantë qeveritar për barazi gjinore, i cili do të kujdeset për implementimin e perspektivës gjinore në krijimin e politikave dhe buxheteve.
Qeveria do të insistojë në reforma arsimore, mediatike dhe kulturore, të cilat do shpin drejt tejkalimit të steriotipeve për rolin e femrës dhe do të stimulojnë shanse më të mëdha për femrat dhe gratë në shtetin tonë.
Qeveria do të propozojë ratifikim të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftë kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare nga viti 2011 (Konventa e Stambollit) dhe në pajtim me të njëjtën, do të vendoset rrjet i standardizuar i institucioneve të cilat e garantojë pakon minimale të shërbimeve për mbrojtje nga dhuna familjare. Gjithashtu, do të propozohet ligji i ri për dhunën e bazuar gjinore dhe ndryshime në Kodin Penal me vendosjen e dispozitave për të gjitha format e dhunës në bazë gjinore.
Qeveria do të vendosë programe për ndihmë të zhvillimit të grave-sipërmarrëse, në veçanti ato në rajonet rurale.