Rritja ekonomike, më tepër vende të punës, standard më i lartë

Fokusi kryesor i Programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën kohore 2017-2020, do të jetë zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve.

Qeveria ka një përcaktim të fortë për përkrahjen e ndërmarrjeve vendase, para se gjithash ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që investojnë dhe hapin vende të punës. Klima afariste do të çlirohet nga presionet dhe reprezaljet politike, ndërsa do të punohet edhe për lidhjen e ndërmarrjeve vendase me zonat teknologjike - industriale jashtë vendit. Vëmendje të veçantë Qeveria do t’i kushtojë rritjes së punësimeve në ekonomi. Me masat aktive për punësim, në sektorin privat planifikohet në nivel vjetor të punësohen nga 16 mijë persona.

Përcaktim i Qeverisë është edhe të insistojë në ngritjen e nivelit të pagave në ekonomi. Në fund të mandatit paga minimale në ekonomi duhet që t’i mbulojë shpenzimet e domosdoshme jetësore. Rritja e pagave duhet të bëjë presion për rritjen e produktivitetit ekonomik. Paralelisht me këtë proces do të sigurohet edhe mbrojtja e vendeve të punës.

Zhvillimi i ekonomisë nuk mund të sigurojë ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve, nëse frytet e sajë ndahen padrejtësisht. Qeveria ka për qëllim që gradualisht të vendos drejtësi në të dy mekanizmat kyç për redistribucion në ekonomi - sistemit tatimor dhe atij social. Ndryshimet në transferimet sociale dhe tatimore do të inkorporohen së bashku me përmirësimin e efikasitetit të institucioneve.

Hapi i parë në përmirësimin  efikasitetit të institucioneve është sigurimi i transparencës së plotë financiare.  Kjo paraqet prioritetin kryesor të punës së Qeverisë , në vitin e parë të mandatit. Transparencë plotësuese fiskale do të mundësojë që opinioni i gjerë të ketë edhe pasqyrë të qartë për situatën reale të financave publike.