Vende të reja të punës dhe paga më të larta
Qëllimet themelore të Qeverisë në sferën e punës, në periudhën e mandatit janë punësimi në sektorin privat të 64.000 personave me ndihmën e masave aktive, ngritjes së pagës minimale në 16.000 denarë (deri në fund të mandatit) si dhe sigurimit të mbrojtjes më të madhe të të drejtave të punëtorëve. Një pjesë e masave do të stimulojnë pagesën e pagave më të mëdha me qëllim që paga mesatare neto në Republikën e Maqedonisë të rritet deri në 30.000 denarë. Do të merren këto masa dhe aktivitete më të rëndësishme:
Rritja e pagës minimale në 12.000 denarë gjatë vitit të parë të mandatit dhe ajo do të vlejë për tre seksionet me paga më të ulëta. Do të futet përkrahje financiare buxhetore për seksionet me paga më të ulëta, me qëllim të përshtatjes së tyre graduale ndaj këtij obligimi.
Alokimin e 22 milion eurove për masa aktive për punësim. Do të insistohet që shuma të rritet çdo vit, me qëllim që në fund të mandatit të rritet në 33 milion euro.
Stimulimi i hapjes së vendeve të punës më mirë të paguara. Do të vendoset një përkrahje e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme gjatë punësimit të personave të papunë, e cila do të ketë për qëllim hapjen e vendeve të reja të punës, injektimit të likuiditetit të ndërmarrjeve si dhe mbushjes së fondit për SPIM. Përkrahja do të realizohet për tri kategori të ndryshme të personave të papunë si dhe do të nënkuptojë përkrahje financiare prej 72.000 deri në 162.000 denarë, të cilat ndërmarrja do t’i marrë në fillim të periudhës, me kusht që personit t’i paguajë 12 muaj bruto pagë që është më e lartë se paga mesatare e vitit të kaluar.
Futjes së projektit “Garanci për të rinjtë”, i cili do të sigurojë që në një periudhë prej katër muajve pas mbarimit të shkollimit ose mbetjes pa punë, çdo i ri të fitojë një ofertë punësimi, mundësi për vazhdimin e shkollimit, të kyçet në praktikë ose trajnim për përgatitje për punësim.
Miratimi i një Ligji të ri për marrëdhënie pune, i përkushtuar për sigurimin e mbrojtjes së vërtetë të punëtorëve. Me të do të krijohet edhe regjistër për orë pune jashtë orari në DAP, marrëveshjet kolektive do të bëhen të obligueshme për të gjitha subjektet juridike me mbi 20 të punësuar, kurse sindikatat do të mund të regjistrohen vetëm në Regjistrin Qendror.
Miratimi i një Ligji për sipërmarrësi sociale përmes të cilit do të lehtësohet qasja deri te tregu i punës për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve. Ndërmarrjet sociale do të ofrojnë mundësi që kategoritë e rrezikuara të menaxhojnë me ndërmarrjen, të sjellin vendime për menaxhim me të hyrat e realizuara si dhe investimin e tyre për qëllime sociale.
Përmes ndryshimeve ligjore do të kufizohet kohëzgjatja e Kontratave të punës në kohë të caktuara dhe ato do të lidhjen me vendin e punës, e jo me realizuesin. Nëse bëhet fjalë për vend të ri të punës, Kontrata e punësimit në kohë të caktuar pas 6 muajve patjetër do të duhet të transformohet në punësim në afat të pacaktuar.
Përmes ndryshimeve ligjore do të sigurohet që marrëdhënia e punës që pa ndërprerje zgjatë më tepër se 9 muaj (punëtorë sezonal) dhe që do të vazhdojë në vitin e ardhshëm kalendarik, të transformohet në marrëdhënie të punës në afat të pacaktuar.
Vlera dhe sasia e kompensimit për punëtorin në rast të shpalljes për tepricë teknologjike të rritet për 20%.
Përcaktimin e ndalesës për punësim të ri në periudhë prej 2-3 viteve, në rast së shpalljes së tepricës teknologjike, për të njëjtin vend të punës. Nëse punëdhënësi ka nevojë për punësimin e një personi për të njëjtin vend ose të ngjashëm të punës, atëherë patjetër duhet që ta kontaktojë personi që e ka shkarkuar në bazë të tepricës teknologjike.
Miratimi i një zgjidhjeje ligjore me të cilën do të mbrohen të punësuarit në rast të gjendjes në humbje të punëdhënësit të tyre.
Përfshirja e perspektivës gjinore gjatë marrëveshjeve kolektive në të gjitha nivelet, me qëllim të avancimit plotësues dhe mbrojtjes së punëtoreve.
Garantimi i kthimit në të njëjtin vend të punës pas pushimit të lindjes, si dhe ruajtja e të njëjtit vend gjatë vitit të ardhshëm.
Avancimi i legjislacionit të punës me mbrojtje shtesë të grave shtatzëna punëtore.
Mundësimi i shfrytëzimit të përbashkët të pushimit prindëror të të dy prindërve për 1-3 muajt e parë (pas mbarimit të 3 muajve, nëna ose babai vazhdon deri në fund të pushimit të lindjes). Në rast të lindjes së binjakëve /trinjakëve pushimi prindëror (i përbashkët) zgjatë 3-6 muaj (pas mbarimit të 3 muajve nëna ose babai vazhdon deri në fund të pushimit të lindjes). Për fëmijën e dytë/tretë të lindur (jo në të njëjtën kohë) pushimi prindëror (i përbashkët) zgjatë 3-6 muaj (pas mbarimit të 3-6 muajve nëna ose babai vazhdon deri në fund të pushimit të lindjes.