Ndërtojmë një shoqëri për të gjithë
Disa politikan të caktuar gjatë viteve të kaluara zgjodhën që të udhëheqin politika të ndarjes dhe shkaktimit të konflikteve ku njerëzit i ndanë në "të tanë" dhe “të tuaj”. Kjo është një politikë që ndërton të kaluarën e jo të ardhmen. Dallimet kulturore dhe etnike u bënë instrument për luftë dhe keqpërdorime politike. Konfrontimet e rritën dallimin në mes të bashkësive të ndryshme etnike. E forcuan edhe mosdurimin ndërmjet besimtarëve. U stimulua edhe mosdurimi ndaj grupeve shoqërore minoritare ose të margjinalizuara, sikurse ndaj pjesëtarëve të LGBT popullatës, me çka shkaktoi madhe edhe disa forma të dhunës grupore ose individuale ndaj tyre, me grupe dhe individ ekstremist.
Qeveria do të udhëheq një politikë me të cilën Maqedonia do të ndërtohet si një shtet qytetar i të gjithëve që jetojnë në të. Maqedonas, Shqiptarë, Turq, Serb, Vlleh, Romë, Boshnjak dhe të gjitha bashkësitë me të vogla. Do të ndërtojmë një shoqëri multikulturore në drejtim të një komunikimi më të madh interkulturor dhe ndërtimit të frymës së respektimit dhe pluralizmit politik. Do të punojmë edhe për uljen e dallimeve etnike, sociale dhe ekonomike ndërmjet bashkësive përmes projekteve me qëllime integruese dhe përmes investimit në shtete neutrale.
Do të përkrahim politikën gjuhësore në pajtim me nevojat dhe interesat e qytetarëve, bashkësive të ndryshme etnike dhe të tërë shtetit. Në këtë drejtim, Qeveria do të propozojë zgjidhje ligjore për përdorimin e gjuhëve, me të cilat do të zgjerohet përdorimi i gjuhës zyrtare që e flasin së paku 20% e qytetarëve, respektivisht gjuhës shqipe, në kudër të përcaktuar me Amendamentin V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Ligji do të zgjerojë edhe përdorimin e obligimeve të institucioneve dhe do të rris mundësitë që qytetarët të komunikojnë me institucionet shtetërore në gjuhën e tyre amtare dhe me këtë më lehtë dhe më efikas të realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese. Njëherë, ligji në tërësi do ta garantojë përdorimin adekuat të gjuhës maqedonase, por edhe të gjuhëve tjera që janë në përdorim zyrtar në njësi të caktuara të vetëqeverisjes lokale (shqipe, turke, rome, serbe, vllahe dhe boshnjake). Për këtë qëllim, Qeveria do të formojë qendër gjuhësore dhe inspektorat përkatës.
Qëllimi ynë kryesor dhe i përbashkët është ndërtimi i një shoqërie tolerante. Për këtë arsye do të përkrahim programe të cilat, së bashku me masat në arsim, politikë sociale dhe zhvillimin e mëtejmë kulturor, duhet t’i lirojë të rinjtë nga kthetrat etnike dhe nga paragjykimet në mes vete, duke mundësuar një komunikim mes vete, me të cilin, para se gjithash do të respektohen në mënyrë të ndërsjellë. Vetëm përmes dialogut mundemi që të kuptohemi. Vetëm mirëkuptimi i ndërsjellë mund të na mbrojë nga mospajtimet etnike. Shoqëria mund të ndërtohet duke u kujdesur për kulturën tonë, por edhe duke i njohur vlerat e ndryshme kulturore, të të tjerëve.
Vendi i parë ku duhet të ndërtohen vlerat e një shoqërie të përbashkët janë çerdhet e fëmijëve dhe shkollat. Për këtë qëllim, do të inkorporojmë elemente të njoftimit multikulturor, për të gjithë fëmijët që në moshën më të hershme, përmes projekteve dhe aktiviteteve që zhvillojnë një ndjenjë të lirisë, tolerancës dhe bashkëjetesës. Do të shfrytëzohen praktikat e projekteve të suksesshme për këtë shkallë të arsimimit. Do të stimulohen projektet për shoqërim multikulturor dhe komunikim në mes gjuhëve të ndryshme edhe në shkallët më të larta arsimore.
Nuk do të krijojmë kulturë etnocentrike, të mbyllur në katër muret e përkatësisë personale etnike. Dëshirojmë një shtet në të cilin kulturat do të bashkëpunojnë, do të plotësohen dhe mes vete do të pasurohen. Prej kësaj përbëhet edhe fuqia e kulturës sonë. Për të ruajtur këtë pasuri, do të krijojmë zgjidhje të cilat proporcionalisht do të përkrahin dhe avancojnë gjuhët e tjera, kulturat dhe institucionet për këtë qëllim, do të japim përkrahje edhe për projektet interkulturore si dhe praktikat shumë gjuhësore.
Do të fusim një praktikë të rregullt të përkrahjes politike esenciale dhe simbolike për ndërtimin e një shoqërie të bashkuar. Përfaqësuesit e lartë qeveritar, në përbërje të përzier, së bashku do të jenë të pranishëm në të gjitha mjediset e përziera etnike dhe do të vizitojnë shkollat e përziera etnike, ku në mënyrë publike dhe aktive do të flasin për rëndësinë e ndërtimit dhe ruajtjes së një shoqërie të bashkuar, tolerante dhe multietnike në Maqedoni. Nëse vetë politikanët e ruajnë këtë vlerë, atëherë toleranca si një element i rëndësishëm i shoqërisë multikulturore, do të forcohet si një faktor i rëndësishëm në mjediset multietnike.
Qeveria do të udhëheq politikë të afirmimit dhe avancimit të kulturës së pjesëtarëve të bashkësive. Do të forcohen kapacitetet e drejtorisë për afirmimin dhe avancimin e kulturës së pjesëtarëve të bashkësive (njerëzore, infrastrukturore, financiare, politike) që të mund ta realizojë funksionin e vetë me fuqi të plotë si dhe të jetë një faktor relevant në sistemin kulturor të vendit. Përkrahje do të fitojnë edhe institucionet e kulturës së pjesëtarëve të komuniteteve.
Fuqishëm do të stimulojmë organizimin e emisioneve të rregullta debatuese në programet e shërbimit publik të radiodifuzionit, RTVM. Do të nxisim edhe përmbajtje tjera programore në të cilat do të përfshihen edhe përfaqësuesit e të gjitha bashkësive që jetojnë në këtë shtet. Në këtë mënyrë edhe më tepër do ta përkrahim dialogun publik për të gjitha temat dhe problemet e nxehta e të cilat bëjnë presion te njerëzit. Do të insistojmë që në këtë aktivitet me potencialet e saja kreative dhe politike, në tërësi të kyçet edhe sektori civil si dhe organizatat joqeveritare të Maqedonisë.
Qeveria fuqishëm do të mbetet në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e integruar e cila do t'i bashkojë të gjitha dallimet, do të jetë një shtet stabil dhe me prosperitet për të gjithë qytetarët e saj.