Pushtet i përgjegjshëm dhe kontrolli i pushtetit
Pakoja e reformave të domosdoshme për anëtarësim në BE dhe NATO, mund të realizohet vetëm në kushte të një pushteti të përgjegjshëm i cili punon në mënyrë transparente dhe me llogaridhënie, pa keqpërdorim të resurseve shtetërore për interesat personale ose partiake. Për këtë qëllim në gjashtë muajt e parë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të miratojnë një Strategji për menaxhim të mirë me të cilën do të garantohet një transparencë e rritur e të gjithë institucioneve shtetërore, konsultimeve të obligueshme me qytetarët, bashkësinë e biznesit dhe organizatat civile, si dhe një kontroll të forcuar të rolit të Kuvendit.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtojmë transparencës së plotë të shpenzimit të parave të qytetarëve. Me përkushtim do të punohet që Maqedonia të kalojë në grupin më të lartë të vendeve të indeks-listës për Buxhet të hapur dhe ta rrisë notën prej në 35 në 65, me çka do të renditet në listën e vendeve me një transparencë të konsiderueshme të buxhetit.
Me qëllim të rritjes së transparencës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në tërësi do ta implementojë konceptin e një qeverie të hapur, në pajtim me Partneritetin për Qeveri të Hapur (Open Government Partnership). Në këtë drejtim Qeveria:
- do të propozojë ndryshime ligjore për përgjysmimin e afatit ligjor për përgjigje ndaj kërkesave për qasje deri te informatat me karakter publik prej në 30 në 15 ditë;
- do të fusë parimin e a.q. “transparencë aktive” të institucioneve që nënkupton publikimin (pa u kërkuar) të programeve të tyre (edhe propozim-programeve), strategjive, mendimeve dhe studimeve, të dhënave për organizimin dhe shpenzimet e punës, si dhe vendimet, aktet dhe masat me të cilat do të ndikojnë në jetën dhe punën e qytetarëve dhe kompanive.
- do të krijojmë një proces të konsultimeve të garantuara me sektorin civil me odat, me sindikatat dhe me faktorët tjerë relevant në sferat e punës së pushtetit, gjatë miratimit të ligjeve ose ndryshimit të atyre ekzistues.
Çdo vit për 10% do të rritet numri i institucioneve të cilat do ti përcjellin rekomandimet për Qasje në të dhënat e hapura (Open Data Approach).
Do të realizohet regjistrimi i popullsisë sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtare. Të dhënat do të mundësojnë institucioneve shtetërore, komunitetit akademik dhe atij të biznesit, sektorit civil; një analizë të vërtetë dhe krijimin e politikave reale në çdo sferë.
Do të propozohet në Kuvend, formimi i "Këshillit fiskal”, si një organ i pavarur, në të cilin do të marrin pjesë ekspertë të dalluar të financave dhe ekonomisë, me mision që të vlerësojnë kredibilitetin e politikës fiskale si dhe të sigurohet transparenca dhe parashikimi i saj.
Çdo vit do të ripërtërihet strategjia fiskale trevjeçare (sipas parimit - rollover) dhe ajo do të publikohet në fillim të vitit, pasi që do të konstatohen prioritetet e Qeverisë për vitin e ardhshëm fiskal. Kjo strategji do të diskutohet dhe do të votohet në Kuvendin e RM-së, me qëllim që të inkurajohet debat për agregatet fiskal dhe buxhetor, me qëllim që të paraqesë një bazë për pritshmërinë nga ana e agjentëve ekonomik.
- borxhi publik do të publikohet në tërësi dhe rregullisht, pa përjashtime dhe politika të kalkulimeve. Në kuvend do të propozojmë edhe ndryshimin e Kodit penal me qëllim të fshehja e borxhit publik të paraqesë vepër penale.
- do të sigurohet publikimi i të dhënave si për borxhin e garantuar ashtu edhe për atë jo të garantuar, të ndërmarrjeve publike dhe komunave.
- do të propozohet futja e një obligimi për shfrytëzuesit buxhetor, fondet dhe ndërmarrjet publike, për të dorëzuar deri te Ministria e financave, raporte të detajuara mujore për pagesën e parave të dhëna nga Buxheti, së bashku me obligimet që i kanë marrë e që nuk i kanë paguar. Këto të dhëna, me ndihmën e platformës për kërkim, do të shpallen në ueb faqen e Ministrisë së Financave. Me këtë qytetarët do të jenë kontrolluesit e vërtet të keqpërdorimeve të mundshme, sepse secili qytetar, nga kompjuteri i tij personal mund të shoh në detaje ku shpenzohen paratë nga tatimet dhe kontributet e tija.
- do të propozojë ndryshime ligjore me qëllim të futjes së obligimit që llogaritë përmbyllëse e të gjithë shfrytëzuesve buxhetor dhe ndërmarrjet publike të publikohen në internet.
- do të propozojë ndryshime ligjore për të gjitha “Offshor” kompanitë që investojnë në Maqedoni dhe të obligohen për të shpallur pronarët e vërtetë dhe të dorëzojnë historinë e plotë të këtyre kompanive.
- shpallja e listave të detajuara mujore për të gjithë të punësuarit në administratën publike dhe shfrytëzuesit e subvencioneve bujqësore, me qëllim që qytetarët të jenë kontrolluese, nëse bëhen keqpërdorime.