Kulturë e lirë dhe evropiane
Vlerat kryesore të politikës kulturore të qeverisë janë liria e krijimtarisë, barazia dhe e mira e përgjithshme, ndërkaq parimet më të rëndësishme shtytëse janë qasja, pjesëmarrja dhe kushtet dhe të drejtat e barabarta për të gjithë. Nisemi nga koncepti i demokracisë kulturore, i cili promovon pjesëmarrjen e gjithë qytetarëve në kulturën dhe në krijimin e politikave kulturore. Kultura duhet të ketë funksion progresiv shoqëror: të stimulojë, të polemizojë, të thellojë, të kritikojë, të eksperimentojë, të krijojë vlera të reja. Në tendencat e reja evropiane, kultura nuk njeh kontroll të rreptë nga ana e shtetit. Ajo është e hapur për nga natyra, e hapur ndaj kulturave tjera, e hapur ndaj qytetarëve të saj.
Qeveria nuk do të jetë faktor autoritar i jetës kulturore dhe veprues kryesor në sferën e kulturës, siç ishte deri tani, por vetëm si rregullator i kornizave të përgjithshme të sistemit kulturor dhe qëllimeve themelore të politikës kulturore. Bartësit kryesor të jetës kulturore do të jenë institucionet dhe organizatat për kulturë, artistët dhe të gjithë njerëzit me vizion kreativ.
Qeveria do të rishqyrtojë modelin aktual të financimit të institucioneve nacionale dhe të projekteve të interesit nacional, do të avancojë ndarjen e vjetruar të veprimtarive dhe sektorëve dhe do të instalojë parimin evropian "arm's length" në menaxhimin e tyre. Sistemi i ri i financimit do të tejkalojë programin vjetor. Do të krijohen fonde të veçanta për domenet e ndryshme në sferën e kulturës, të cilat do të jenë me autonomi dhe mandat të përkufizuar dhe më afatgjatë dhe do të kenë përgjegjësinë e plotë për selektimin e projekteve. Do të aplikohet modeli i thirrjeve të kombinuara, me data fikse por edhe të ndryshueshme, prej atyre për projekte afatshkurta; deri në projekte më afatgjata, të cilat kanë nevojë për financim dyvjeçar ose më shumë (veçanërisht për t'u dalë në ndihmë projekteve që kanë fituar mbështetje evropiane). Mirëpo, në të njëjtën kohë, do të rishqyrtohet zgjidhja ligjore për financim të Agjencisë për film, të sapoformuar, me qëllim të përpilohet zgjidhje e drejtë për të gjitha palët e përfshira.
Do të instalohen standarde të reja për punë – transparencë, llogaridhënie, objektivitet dhe efikasitet i të gjithë faktorëve në sistemin kulturor, veçanërisht në institucionet nacionale dhe institucionet tjera publike. Me garantimin e autonomisë në përzgjedhjen e programeve dhe projekteve, do të vendosim praktikë që çdo vendim të ushtrohet sipas kritereve të qarta dhe të arsyetohet.
Qeveria do të veprojë me ndryshime ligjore dhe thelbësore për kthimin e identitetit dhe vet-respektit të punonjësve dhe veprimtarëve kulturor në institucionet. Fokusi do të jetë mbi autorët dhe verifikimin e duhur të punës së tyre autoriale. Do të fuqizohen transparenca në punën e organizatave kolektive për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe realizimin e tyre, në vazhdimësi do të përforcohet edhe mbrojtja e autorëve veçmas, por edhe e shfrytëzuesve të të drejtave autoriale të cilat janë nën kompetencë të ministrisë.
Qeveria do të stimulojë përpilimin e programeve dhe krijimtarisë me cilësi supreme artistike. Do të insistojmë që të gjitha institucionet dhe organizatat, të cilat kanë përkrahje nga shteti, të hartojnë plane dhe strategji për tërheqjen e publikut dhe për ngritjen e kriterit të publikut për gjykim të cilësive të vërteta të performanseve kulturore.
Qeveria do të rishqyrtojë hollësisht projektin “Shkupi 2014” dhe aspektet politike, juridiko-kushtetuese, ndëretnike, kulturore, arkitektonike, urbano-ndërtimore, financiare dhe estetike në të njëjtin. Për t’u ballafaquar me pasojat e “Shkupi 2014” Qeveria do të thërret të gjitha institucionet kompetente nga sfera e kulturës, shkencës dhe artit. Pasi të përfundojnë të gjitha punët juridiko-kushtetuese, gjyqësoro-penale dhe inspektuese me të cilat do të spastrohen keqpërdorimet dhe krimi i kryer me dhe gjatë këtij ndërtimi gjigant informal, do të iniciojmë masa për revitalizimin e zonës qendrore të qytetit dhe Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Në atë mënyrë do të parandalohen zgjidhje të pamatura, të njëanshme dhe me motiv populist.
Qeveria do të përpilojë strategji me masa për sanim të gjendjeve në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Do të bëjmë revizion të projekteve të llojit të Kalasë së Shkupit, Pllaoshnik në Ohër, ski-qendra në Galiçicë, plazhi në Llagadin, lagjja e vilave në Fushën e Llazarit (Llazaropole) dhe ngjashëm, që paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë mbi trashëgiminë kulturore dhe natyrore. Në funksion të tejkalimit të vullnetarizmit ekzistues në këtë fushë, sipas shembullit të shteteve të zhvilluara evropiane, do të hartohet Ligj për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, i ri, në të cilin do të përfshihet Listë e monumenteve me domethënie nacionale. Lista do të paraqet dokument me karakter publik, i arritshëm për qytetarët, sipas parimit të kategorisë së vlerës dhe shkallës së cenueshmërisë, pa favorizim të llojeve të caktuara të trashëgimisë kulturore. Qeveria do të financojë trajnim të kudarove dhe merit-politikë kadrovike në sferën e konservimit dhe restaurimit.
Do të themelohen mekanizma në kornizë ligjore për valorizim të artit modern dhe arkitekturës si pjesë përbërëse e listës (sipas kritereve të vlerës, dhe jo kohës së ndërtimit), me çka në të ardhme do të pamundësohet vënia e fasadave në objekte të rëndësishme të llojit të Qeverisë, Qendrës Tregtare të Qytetit në Shkup, ose zonës së vjetër të qytetit në rr. “Makedonija”. Njëkohësisht, do të mbrohen.
Çarshija e Vjetër e Shkupit, lokaliteti Pllaoshnik në Ohër, arkitektura e vjetër e qytetit në Kratovë dhe Shirok Sokak në Manastir dhe Kalaja e Kërçovës.
Qeveria do të formojë trup të pavarur ekspertësh që do të revidojë të gjitha muzetë e reja nga aspekti i vlerës së përmbledhjeve dhe kushteve hapësinore dhe të sigurisë së ekspozimit dhe ruajtjes së tyre, si dhe për zhvillimin e veprimtarisë së muzeve në hap me standardet evropiane dhe botërore. Në atë proces, do të theksohet roli i muzeve në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, me fokus në rolin komunikues të muzeve dhe ndërveprimin e tyre me vizitorët.
Qeveria do të bën transformim të institucioneve kulturore nacionale në bazë të kritereve të qarta dhe publike. Institucionet Nacionale, veprimtarinë e tyre programore të parvjetshme do ta caktojnë në negociata të drejtpërdrejta dhe në bashkëpunim me Ministrinë e kulturës, pa pjesëmarrje në konkurse publike, por edhe në mënyrë transparente, me debate publike për propozim programet-vjetore.
Qeveria do t'i stimulojë autoritetet lokale të miratojnë politika lokale kulturore, të instalojnë planifikim strategjik dhe të sigurojnë programe aktive për zhvillim kulturor. Kjo do ta bën sistemin kulturor më efikas dhe më adekuat për nevojat kulturore të qytetarëve. Politika e re kulturore e decentralizimit do të mundojë që në çdo komunë ose bashkësi më e madhe urbane të krijohet së paku një qendër kulturore e komunitetit. Do të krijohen kushte edhe për zhvillim lokal të industrive kreative që do të kontribuojnë për zhvillim ekonomik të komunës në vete.
Politika e re kulturore do të jetë e orientuar kah kultura e gjallë, skena e pavarur kulturore, procesi kulturor dhe praktikat artistike të cilat i ngërthejnë artistët dhe auditorin. Mbështetje do të ketë edhe për nevojat strukturore, për shpenzimet e produksioneve dhe strategjitë për zgjerim dhe zhvillim të cilësisë së projekteve dhe organizatave. Do të përkrahen produksione të reja, praktika eksperimentimi dhe modele të veprimit dhe instalimit të praktikave pozitive të zhvillimit të qëndrueshëm dhe punës. Vëmendje e veçantë do t'u kushtohet të ashtuquajturave veprimtari kreative dhe industrive kulturore. Do të konsultohen tendencat dhe politikat e skajshme evropiane, por njëkohësisht aplikimi i tyre do të adaptohet me kontekstin nacional dhe me karakteristikat e tregut dhe publikut në Republikën e Maqedonisë. Vazhdimisht do të rriten mundësitë për krijim të sipërmarrësve kreativ dhe depërtimin e tyre në tregun ndërkombëtar.
Qeveria do të sigurojë fond të veçantë për promovim të artit dhe kulturës sonë jashtë shtetit dhe për bashkëpunim thelbësor rajonal dhe ndërkombëtar. Do të mbështet digjitalizim të plotë të pasurisë sonë artistiko-kulturore (veçanërisht botimet e veprave më të vjetra, punime të rëndësishme dhe periodikë tjetër).
Qeveria do të financojë listë prioritare të kolonive pikturave dhe manifestimeve tjera të cilat më së miri do të plotësojnë interesin publik në artet vizuale, derisa në veprimtarinë teatrale do të caktojë buxhet së paku dyvjeçar për çdo teatër me modele shtesë të financimit (sponzorim, patronazh, donacione afatgjata) dhe mekanizma për pjesëmarrje më të madhe të vetëqeverisjes lokale në financimin e teatrove. Do të kthehet autonomia në vendimmarrje dhe në lidhje me strukturën udhëheqëse dhe në lidhje me programin. Fjalën kryesore do ta kenë trupat përfaqësues të ansamblit, të cilët i marrin vendimet në bazë të kompetencës dhe programit të propozuar. Do të mbështeten vizitat jashtë shtetit dhe angazhimi i regjisorëve me renome ndërkombëtare.
Qeveria do të instaloj transparencë dhe llogaridhënie në miratimin e vendimeve për filmin që meriton të financohet nga ana e shtetit. Do të japim mbështetje për numër më të madh të regjisorëve dhe veprimtarëve tjerë kinematografik të cilët nëpërmjet pjesëmarrjes në më shumë produksione do të përsosin artizanatin e tyre dhe estetikën. Do të insistojmë për produksione me buxhete të pranueshme, me skenarë të mirë dhe ekipe solide të filmit, që do të prodhojnë përmbajtje me vlerë estetike të filmit. Qeveria do të propozojë modele për mbështetje financiare të shfaqjeve kinematografike, me rritjen e kino – rrjetit, por edhe me program më cilësor të filmit. Qeveria do të promovojë sistem të ri për financim të filmave studentor dhe diplomim, në të cilin do të jetë i përfshirë edhe RTM, si përkrahje teknike për filmat studentor dhe me pjesëmarrje të caktuar të fondit, me qëllim ato të fitojnë përvojë dhe renome.
Si mbështetje për të rinjtë dhe angazhim më të madh të tyre kulturor, Qeveria do të financojë teatër rinor, të përbërë nga individ të ri dhe student, që do të mbaj shfaqje nëpër gjithë shtetin. Ky aktivitet do të stimuloj ndërtim ose akomodim në objektet ekzistuese të qendrave rinore, multifunksionale në më shumë komuna dhe qytete ku do të organizohen evenimente publike, shfaqje teatrale dhe kinematografike, mbrëmje oratorike, ekspozita dhe ngjashëm.