Mjedis jetësor i shëndetshëm
Republika e Maqedonisë, me karakteristikat e resurset e saja natyrore, ofron mundësi për jetë kualitative të qytetarëve. Përmban llojllojshmëri të pasur gjeo-morfologjike dhe biologjike, ujë të mjaftueshëm për pije, liqene të shkëlqyera dhe lyme lumenjsh. Ky është potencial i rëndësishëm për të sotmen dhe gjeneratat e ardhshme.
Po për fat të keq, dëshira për përfitim të shpejtë, Mosrespektim të legjislacionit, mosekzistimit të kapacitetit adekuat institucional dhe kadrovik solli në ndotje enorme të ajrit, tokës dhe ujit dhe prishjen e habitateve natyrore. Dëshpërues është fakti që Republika e Maqedonisë në shek 21 ka probleme të mjedisit jetësor, karakteristike për vendet nga bota e tretë. Qeveria do të sigurojë kualitet më të mirë të medieve në mjedisin jetësor dhe mbrojtjen e resurseve natyrore përmes institucioneve jo të korruptuara dhe kapacitete institucionale, shërbime inspektuese të përforcuara profesionale dhe me pajisje, përkrahje në sektorin privat për arritjen e standardeve të vendosura për mbrojtjen e mjedisit jetësor , lehtësime tatimore gjatë importit të pajisjes së re teknologjike ose instalim të sistemit për pastrim të ujërave të zeza dhe gazrave ndotëse, sigurimin e mjeteve financiare përmes buxhetit, IPA ndihma të BE dhe "masat" kredit e BERZH, BEI dhe Banka Botërore për stimulimin e partneritetit publiko-privat si dhe transparencë e plotë dhe konsultimi gjerë në sferë.
Monitorimi i kualiteti dhe emetimet në ajër, ujë dhe tokë do të jenë të vazhdueshme dhe të arritshme për publikun, shkencën dhe sektorin civil. Do të vendosen indikator ekologjik shëndetësor dedikur për vlerësimin e rreziqeve për shëndetin e fëmijëve nga ajri i ndotur.
Qeveria do ta rishikojë vendimin për import të automjeteve të vjetra me qëllim të sigurohet nivel më i ulët i emetimeve në ajër nga komunikacioni. Në komunikacion do të promovojmë përdorimin e derivateve të gazit nga lloji i gazit natyror dhe propan-butan dhe do ta stimulojmë transportin publik dhe të organizuar në mjedise e qyteteve dhe në kompanitë më të mëdha.
Qeveria do të formojë Fond për mjedisin jetësor, si garanci se mjetet e marra nga taksat e mjedisit jetësor, do të dedikohen për projekte për përmirësimin e kualitetit të mediumeve në mjedisin jetësore dhe nuk do të shfrytëzohen për komoditetin e administratës (udhëtime zyrtare, pagimin e telefonit ose pajisjen e kabinetit të ministrave).
Qeveria do të përkrahë ndërtimin e qendrave rajonale për menaxhim me hedhurinat, të cilat në mënyrë adekuate do të ballafaqohen me mbetjet komunale, industriale, mjekësore dhe mbetjet me origjinë shtazore. Që të sigurojmë punë adekuate ekonomike financiare qendrave të qendrave të ardhshme rajonale për menaxhim me hedhurina, do të bëjmë bazë ligjore për partneritet publik-privat për menaxhim me hedhurinat, shfrytëzimin e fraksioneve të përdorshme dhe përpunimin e prodhimeve sekondare, derivate dhe energji. Kjo nënkupton edhe zgjidhjen e problemit me parregullsitë dhe deponitë e egra, të cilat janë një nga burimet më të mëdha të materieve ndotëse.
Qeveria do të financojë përpunimin e listës me prioritet për zgjidhjen e ndotjeve industriale historike dhe revitalizimin e hapësirave degraduese.
Prioritet do të jetë ndërtimi i stacionin për pastrim për trajtim të ujërave të zeza në të gjitha vendbanimet me mbi 10.000 banorë.
Qeveria do ta përkrahë programin për rritjen e hapësirave të gjelbra në qytete, po llojet tona autoktone, të kultivuara në fidanishtet tona- nuk do të importojmë bimë të ndryshme nga jashtë të cilat janë të shtrenjta dhe nuk mund të aftësohen në kushtet tona klimaterike.
Maqedonia është e pasur me burime të energjisë së regjeneruar, por prapëseprapë i shfrytëzon shumë me kufizim. Për shembull, shfrytëzimi i energjisë diellore në Republikën e Maqedonisë është në nivel më të ulët të mundshëm në krahasim me shtetet evropiane. Do ta lehtësojmë dhe do ta forcojmë subvencionimin e burimeve të rigjeneruara të energjisë ( diell. erë energji gjeo termale dhe bio masa).
Do t'i thjeshtojmë procedurat për projektet energjetike bazuar në energji të rigjeneruar. Përmes programe të dizajnuara speciale, Dedikuar para se gjithash për rajonet rurale, do t'i nxisim qytetarët t'i shfrytëzojnë ato burime regjenerues të energjisë që paraqesin mbetje nga procesi prodhues. Potenciali për efikasitet energjetik në Maqedoni është më i madh nga mungesa e përgjithshme e energjisë që mbulohet me import. Ai potencial është më i madh nga kapaciteti i të gjitha hidrocentralet që duhet të ndërtohen dhe të punojnë me tarifa të favorizuara ( fiding). Për shfrytëzimin e atij potenciali do të ndërmerren më shumë masa dhe projekte, të regjistruara në kapitullin Energjetikë. Në pajtim me Protokollin nga Kjota, do llogarisim dhe stimulojmë emetimin e ulur të CO dhe nga kursimet e mara në KTE, si karbon kredi do të sigurojmë mjete financiare për efikasitet energjetik. Do të përkrahim krijimin e ESKO kompani si i provuar dhe model i verifikuar për realizimin e projektit për efikasitet energjetik në vendet e Bashkimit Evropian.
Qeveria do të përpiqet për shoqëri të shëndoshë, humane dhe të drejtë dhe trajtim jo të dhunshëm drejt kafshëve. Duke i ndjekur tendencat evropiane dhe strategjitë qartë të definuara, pranuar nga Këshilli i Evropës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) do të vendosim edhe zbatojmë programe humane për zgjidhjen e problematikës me kafshët, gjatë secilës tërësisht i përfshimë të gjithë shoqatat maqedonase për mbrojtjen e kafshëve duke llogaritur se të njëjtit do të kontribuojnë me njohuritë e tyre, përvoja dhe kapacitetet tjera të cilat vihen në dispozicion.