Qasja në drejtësi
Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të punojë në krijimin e kushteve për gjyqësor të pavarur, deprartizuar dhe efikas me qëllim drejtësia të jetë e arritshme për të gjithë. Për atë qëllim, për ligjet për të cilat është e nevojshme shumicë absolute në Kuvend do të propozohen ndryshime ligjore, kurse për sferat për të cilat janë të nevojshme shumica e 2/3, do të fillojë dialog në Kuvend me qëllim të arritjes konsensusit më të gjerë për reforma.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë do t'i mundësojë të gjitha kushtet institucionale, materiale dhe gjithëpërfshirëse për punë të Prokurorisë Speciale Publike para secilës qëndron përgjegjësi e madhe për zbardhjen e skandalit me përgjimet dhe luftën kundër korrupsionit, krimit dhe keqpërdorimit të pushtetit. Qeveria urgjentisht do të propozojë vazhdimin e afatit në të cilën PSP mund të ngrit akuza si dhe mbrojtjen e dëshmitarëve në rastet të cilat janë në kompetencë të tij me çka do të mundësohen hetime kualitative, përgjegjësi për të gjitha keqpërdorimet dhe funksionim efikas shtetit ligjor.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë deri te Kuvendi do të propozojnë ndryshime ligjore:
Për rritjen e transparencës në punën e Këshillit Gjyqësor, për shkak të profesionalizimit të saj më të madh, pavarësi dhe ndërgjegje në punë,
Reforma në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik
Për abrogimin e ligjit për caktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit, si ligj i cili përmban zgjidhje paradoksale dhe të paqëndrueshme.
Për uljen e taksave gjyqësore, sepse qytetarët në Republikën e Maqedonisë shpesh herë heq dorë nga mbrojtja gjyqësore për të drejtat e tyre për shkak të taksave të larta gjyqësore. Në procedurat gjyqësore të cilat paditet shteti për shkeljen e të drejtave të qytetareve taksat gjyqësore do të paguhen vetëm pas mbarimit të procesit, nëse gjykata konstaton se nuk ka pasur shkelje të tyre.
Në ligjin për shërbim gjyqësor për shkak të përmirësimit të statusit të nëpunësve gjyqësor.
Në ligjin për noter dhe ligjin për përmbarues me qëllim që të ulen shpenzimet e qytetarëve në procedurat para përmbaruesve dhe noterëve.
Qëllimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është drejtësia të jetë e arritshme për të gjithë, me çka do të mundësojë ndihmë juridike pa pagesë të vërtetë për kategoritë të qytetarëve të prekur, me rritjen e kapacitetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe integrimin e shoqatave të cilat sigurojnë ndihmë juridike në sistem të vetëm.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të hapë edhe dialog të gjerë në Kuvend për shkak të sigurimit të përkrahjes më të gjerë dhe shumicë:
Për vendosjen e dhomës së specializuar në gjykata për veprim për lëndët të cilat janë kompetencë e Prokurorisë Speciale Publike.
Për reforma kushtetuese të Këshillit Gjyqësor, si dhe për ndryshime të ligjit për gjykata për shkak të vendosjes së kritereve të qarta për zgjedhje, avancim dhe shkarkim të gjykatësve. Konsiderojmë se kualiteti dhe efikasiteti i gjykatësve do të vlerësohen objektivisht, sipas numrit të lëndëve të zgjidhura, numri i ankesave të ankimuara, numri i aktgjykimeve të vërtetuara, arsyet për pezullimin e aktgjykimit dhe kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore. Edhe krahas kësaj, kriter për vlerësimin e kualitetit të gjykatësve do të jenë të drejtuar drejt vlerësimit të aftësive kyçe për profesion, si për shembull logjika juridike, aftësitë organizative, pjesëmarrja në trajnime, specializimit, arsyetimi i aktgjykimit dhe ngjashëm.
Për vendosjen e gjykatave të specializuara tregtare për përmirësimin e biznes ambientit dhe garantimin e sigurisë juridike për ato që hapin vend pune.
Për reforma themelore në Prokurorinë Publike.
Për rritjen e transparencës dhe gjykatave administrative përmes vendimmarrjes të detyrueshme në seancën publik kryesor, si dhe vendosjen e obligimeve për vendimmarrje meritore nga ana e Gjykatës së Lartë Administrative çdo herë kur për akt të hedhur poshtë nga akt i njëjtë administrativ është parashtruar padi për herë të dytë.