Sistem i drejtë tatimor
Qëllimi i qeverisë në periudhën e ardhshme katërvjeçare është më shumë sigurim të së drejtës në sistemin tatimor, me qëllim që të bëhet korrigjimi i shpërndarjes jo të drejtë të të hyrave dhe pasurisë shoqërore. Ndryshimet në sistemin tatimor do të inkorporohen paralelisht me sigurimin e transparencës në shpenzimin e parave të qytetarëve përmes buxhetit shtetëror, ndërsa do të ndërmerren edhe këto masa më të rëndësishme:
Futja e një tatimi më të drejtë personal të të hyrave me dy shkallë (10% dhe 18%) që do të përmbajë edhe kthim të tatimit personal të të hyrave për qytetarët të cilët kanë të hyra shumë të ulëta personale në nivel mujor. Për shumicën e qytetarëve do të mbetet shkalla prej 10% kurse shkalla plotësuese prej 18% do të futet vetëm për të hyrat shtesë për personat me të hyra më të larta.
Shfuqizimin e kufirit më të lartë maksimal për kthimin e kontributeve të pagave.
Futja e mundësisë që shkalla tatimore e tatimit të pronës për pronë të patundshme rezidente dhe jorezidente me vlerë tregtuese më të lartë se 400.000 euro, të rritet për 0,1 % pikë të përqindjes. Do të futet edhe tatimi më i drejtë gjatë posedimit të më tepër pronave.
Rritja e shkallës së akcizës për automjetet e udhëtimit me vlerë me të lartë se 40 mijë euro.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të inkorporojë një sistem të ri “Më shumë para te qytetarët” me të cilin qytetarëve do t’iu kthehet 15% të TVSh-së së paguar, me përjashtim të tatimit të realizuar gjatë blerjes së prodhimeve luksoze. Sistemi do të përmbajë kufizime të cilat do të pengojnë keqpërdorime dhe shtresime më të mëdha.