Shoqëria informatike
Në dhjetë vitet e fundit, zhvillimi i shoqërisë informatike në Republikën e Maqedonisë në raport të vendeve tjera të rajonit, kurse në veçanti në raport të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, shënon ngecje të konsiderueshme. Ky vlerësim është shënuar në hulumtimin e Kombeve të Bashkuara ("E-Goverment Survey 2014: E-government for the Future We Want”), publikuar në qershor 2014, në të cilën Maqedonia e zë vendin e fundit në të gjitha segmentet e analizës: indeksi më i vogël i zhvillimi të e-qeverisë nga të gjitha vendet në rajon, Përqindje më e vogël në ofrimin e servisit elektronik drejt qytetarëve, përqindje më e vogël në pjesëmarrje të qytetarëve në sjelljen e vendimeve në pushtetin lokal dhe qendror. Gjithashtu rezultat mund të shihet edhe në hulumtimin e BE , në Organizatën për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) dhe të Bankës Botërore.
Qëllimi i Qeverisë do të jetë zhvillimi i IT sektorit ( që do të thotë rritjen e eksportit, uljen e papunësisë dhe ndërtimin e brendeve maqedonase) si dhe thjeshtimi dhe shpejtimi i komunikimit mes qytetarëve dhe administratës shtetërore duke shfrytëzuar mu ITK. Për atë qëllim, Qeveria me prioritet do të ketë krijimin e regjistrit elektronik si bazë për të gjitha shërbimet qeveritare elektronike të cilat i jepen qytetarëve dhe biznesit.
Për përkrahjen e zhvillimit të këtij sektori, Qeveria do të sigurojë mbrojtje të tërësishme të të drejtat nga intelektualët dhe pronësi industriale nga sfera e teknologjisë informatike dhe do të përpunojë Strategji Nacionale Afatgjate për zhvillim të shoqërisë informatike ( në të cilën do të parashihet edhe zhvillim i tregtisë elektronike). Qeveria do të përkrahë formimin e njësive hulumtuese në sektorin afarist, me qëllim të transferit efikas të teknologjive bashkëkohore.
Qeveria do të udhëheqë politikat në uljen e tatimit të fitimit për informatike dhe teknologji informatike në 5%.
Qeveria financiarisht do ta ndihmojë plasmanin e shërbimeve dhe zgjidhjeve nga ITK kompanitë maqedonase në tregjet botërore, si dhe rikualifikim/kualifikim plotësues të inxhinierëve teknik të arsimit të lartë (teknolog, arkitekt, inxhinier makinerie dhe ndërtimor) në IT-inxhinieri, me qëllim shfrytëzimin e njohurive të tyre informatike dhe uljen e papunësisë të kuadrove teknike.
Qeveria do të sigurojë lehtësime tatimore për IT kompanitë të cilat eksportojnë softuer dhe shërbime. Me atë do të mundësohet rritja e të hyrave devizore, ndërtimin e IT kompanive të reja outsourcing dhe mundësi për punësime të reja.
Në mënyrë plotësuese, Qeveria do t'i ndërmarrë hapat e domosdoshme për hyrje e operatorit të tretë mobil, që t'i ulë çmimet e shërbimeve dhe qytetarëve të kenë shërbime më kualitative.
Qeveria në tërësi do t'i implementojë tre regjistrat themelor elektronik: regjistrin e qytetarëve, regjistrin adresues dhe regjistrin e hapësirave të të dhënave. Këto regjistra u themeluan për të gjitha shërbimet elektronike qeveritare të cilat i jepen qytetarëve dhe bizneset përmes sisteme të cilat shfrytëzohen në administratën shtetërore ( libra amë, lista e vetme zgjedhore dhe tjera), si dhe bazë për të gjitha aktivitetet që duhet të ndërmerren për realizimin e regjistrimit të popullatës në Maqedoni.
Në mënyrë maksimale do të zhvillohet e-qeveria dhe servilet qeveritare drejt qytetarëve dhe bizneset për shkak të shpejtimit të procedurave në administratë dhe uljen e shpenzimeve. Me zbatimin e ITK masave më moderne dhe strategji, do të përmirësohet transparenca në punën e institucioneve qeveritare përmes zbatimit të tërësishëm të konceptit të qeverisë së hapur (Open Government). Në këtë mënyrë, do të ulet edhe mundësia për vendime me diskrecion, diskriminim në cilën do bazë dhe do ta forcojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.