Energjetika

Qeveria synon ta kthejë sigurinë dhe stabilitetin e humbur energjetik të Maqedonisë, t'i zvogëlojë shpenzimet për energjinë dhe ta zvogëlojë varfërinë energjetike, ndërsa dielli të bëhet burim i energjisë në ekonomitë familjare.

Qeveria do të sigurojë energji të disponueshme për të gjithë qytetarët dhe ndërmarrjet. Do të stimulohen zgjidhje novatore dhe teknologji të avancuara për prodhim të energjisë, për zvogëlim të pjesëmarrjes të karburanteve fosile, dhe rritje të prodhimit të energjisë nga burime rigjeneruese.

Zvogëlimi i importit të energjisë do të paraqesë rezultat të kombinimit të efikasitetit energjetik dhe kursimit të energjisë, prodhim racional të energjisë personale dhe pjesëmarrje të duhur në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare të energjisë elektrike, gazit natyror dhe derivateve të naftës.

Qeveria do të mbështesë prodhimin racional të Energjisë elektrike me ridedikim të TEC Negotinës në kombinatin energjetik-bujqësor, ndërtimin e HEC Çebren dhe HEC Galishte, dhe shfrytëzim optimal të basenit të Pelagonisë për qymyr, implementimin e standardeve ekologjike më bashkëkohore në TEC Manastir dhe TEC Osllomej.

Projekti i Qeverisë për TEC Negotinë do të sigurojë energjens të lirë për kombinatin bujqësor energjetik me çka do të kontribuojë për konkurrencën dhe eksportin e kulturave të hershme dhe hapjen e vendeve të punës në bujqësi. Me ndërtimin e HEC Çebren dhe HEC Galishte, Qeveria do të sigurojë prodhim të zmadhuar vendor dhe import të zvogëluar të energjisë së shtrenjtë. Me fillimin e eksploatimit të bazës së qymyrit në minierën Suvodoll dhe me eksploatim të gropës së qymyrit në minierat Zhivojnë dhe Vitolishtë, Qeveria do ta vazhdojë punën në shtyllën e energjetikës maqedonase, KEM Manastir. Me implementimin e ekostandardeve bashkëkohore në TEC Manastir dhe TEC Osllomej (instalimi i sistemit të emisioneve dhe stacioneve për desulfurizim) do të zvogëlohet emisioni i grimcave të dëmshme në mjedis në rajonin e Pellagonisë dhe Kërçovës.

Qeveria do të fokusohet në përmbushjen e nevojave elektroenergjetike të vendit me prodhim personal si dhe në përmirësimin e kushteve për punë dhe mbrojtjen në kompanitë energjetike.

Me hapjen e minierës së qymyrit Popovjan dhe modernizimin e TEC Osllomej, Qeveria do ta vazhdojë afatin e prodhimit të elektranës dhe do të sigurojë vende të reja pune në rajonin e Kërçovës.

Qeveria do ta rishqyrtojë vlefshmërinë për ndërtim të kapaciteteve hidroenergjetike përgjatë rrjedhës së lumit Vardar, me qëllim realizimin e shpejtë të projekteve të leverdishme.

Duke shfrytëzuar trasenë ekzistuese prej 220 kV lidhja Shkup-Kosovë, por edhe njoftimet për ndërtim të kapaciteteve të reja prodhuese në rajonin, Qeveria do të orientohet në ndërtimin më të shpejtë të 400 kV lidhje të re drejt Kosovës. Qeveria do ta përshpejtojë ndërtimin e lidhjes së re prej 400 kV Manastir-Elbasan për të siguruar qasje në rrjetin bartës të Shqipërisë dhe për ta përforcuar rrjetin bartës në rajonin Manastir-Ohër. Qeveria do të sigurojë shfrytëzim të gazit natyror si energjens i lirë dhe ekologjik për secilin në Republikën e Maqedonisë me ndërtim të gazsjellësve magjistralë me teknologji të reja novatore (CNG dhe LND) deri në mjediset urbane dhe rrjetet shpërndarëse.

Qeveria do ta aktivizojë inkuadrimin në TAP (Trans Adriatic Pipeline) për gazifikimin e Maqedonisë jugperëndimore dhe inkuadrimin në sisteme bartëse me Republikën e Bulgarisë dhe Republikën e Greqisë.

Qeveria do t'i thjeshtësojë procedurat për realizimin e projekteve lidhur me burimet energjetike rigjeneruese, do të ngarkojë institucion për instalim të "sistemit njësportel" për marrje të të dhënave, informatave dhe dokumenteve të nevojshme dhe për zbatim të procedurës së plotë deri në realizim. Qeveria do të propozojë edhe ndryshime ligjore për thjeshtësim të procedurës për rregullim të tokës ndërtimore dhe marrje të lejes për ndërtim të kapaciteteve të tilla.

Qeveria do të subvencionojë financiarisht ndërtimin e elektranëve fotovoltaikë në ekonomitë familjare dhe do të nxisë zhvillim në ekonominë vendore me hapje të fabrikave për prodhim të paneleve dhe moduleve fotovoltaike. Do të ndërtohet elektranë e re fotovoltaike 10MË me panele të prodhimit të Maqedonisë. Prodhimi i energjisë elektrike deri në fuqinë e instaluar maksimale prej 150 MË me potencialin e erës, do të nxitet përmes një procesi transparent të lejeve dhe vendimeve.

Qeveria do të investojë në pyllëzimin e maleve dhe tokave bujqësore të klasës më të ulët me drunj cilësor energjetik që rriten shpejtë për prodhim të paletave dhe biomasës. Qeveria do të stimulojë investues vendorë dhe/ose të huaj për hapje të fabrikave për prodhim e paletave të drurit dhe ashklave të drurit.

Qeveria do të zbatojë politikë me të cilën çmimi i energjisë termike nga centralet e mëdha kogjeneruese do të shitet me çmim që do të jetë së paku 10% më i ulët se çmimi i stabilimenteve të rregulluara (të kaldajave) njëgjeneruese.

Me stimuj financiarë, Qeveria do të nxisë përdorim të stabilitimeve kogjeneruese në ekonomitë familjare, por edhe në institucionet shëndetësore publike. Për investim në instalimet kogjeneruese në bujqësi, Qeveria do të ndajë tokë bujqësore të klasës më të ulët, a.q. zona "energjetike-bujqësore".

Qeveria do të formojë fond të veçantë për financimin e projekteve efikase energjetike me mjete të siguruara nga kompanitë energjetike dhe fondet dhe grantet nga BE-ja. Do të sigurohet edukim falas i konsumatorëve komercialë dhe industrialë për energji të racionalizuar të konsumatorit.

Për uljen e varfërisë energjetike, Qeveria do të fusë masa me prioritet për efikasitet më të madh energjetik, vauçerë energjetikë për qytetarët e përfshirë me Ligjin për varfëri energjetike dhe "rrymë të lirë" gjatë gjithë vikendit dhe 2 orë çdo ditë pune.

Gjatë procesit të krijimit të kushteve për liberalizim të tregjeve energjetike, qeveria do të ketë kujdes në shmangien e goditjeve të mundshme të çmimeve, e veçanërisht në sigurinë në furnizimin me energji.

Me ndryshimet të rregullores ligjore dhe nënligjore, Qeveria do të mundësojë legalizim të të gjitha objekteve të ndërtuara pa leje të cilat gjenden në ose afër korridoreve të largpërçuesve me tension të lartë.