Infrastruktura
Niveli i investimeve në infrastrukturën në Maqedoni ka qenë i ulët 10 vite, dhe Maqedonia u bë vend i prapambetur në aspektin infrastrukturor, me mjedise rurale pa kushte themelore për jetë, pa sisteme për furnizim me ujë, pa kanalizime atmosferike dhe fekale. Rrugët u bënë të rrezikshme dhe të pasigurta, (bile 39% prej tyre si jashtëzakonisht të pasigurta sipas BE-së), ndërsa me vonesë shumë të madhe ndërtohen vetëm disa akse rrugore.
Andaj Qeveria e re do të fokusohet në ndërtimin e infrastrukturës që do të shënojë ardhmëri për ekonominë maqedonase, ndërsa do t'i stopojë (ndërpresë) investimet në projekte joproduktive, si Shkupi 2014. Qeveria do t'i miratojë vendimet për investime të mëdha në infrastrukturë në mënyrë transparente dhe në konsultim me qytetarët dhe ekspertët relevantë.
Qeveria si qëllime të saj vendos realizimin e projekteve: "Maqedonia megallopolis", lidhja infrastrukturore ndërmjet qendrave më të mëdha për jo më shumë se 90 minuta, "Maqedonia pa pika të zeza" dhe "Maqedonia pa baltë".
Qeveria, në pajtim me ligjin për akciza për karburantet, regjistrimin e automjeteve dhe pagesën rrugore, në mënyrë transparente do t'i shfrytëzojë financat për investime dhe mirëmbajtje të infrastrukturës rrugore. Qeveria do të formojë kompani me pronësi shtetërore dominuese (51%) përmes të cilës do të realizohen investime në projekte infrastrukturore dhe në burime rigjeneruese të energjisë. Madhësia fillestare e kompanisë do të jetë 300 milionë euro.
Qeveria do të iniciojë negociata për financim të 3 projekteve infrastrukturore prioritare përmes iniciativës 16 vende të Evropës plus Kinën "me peshë" mbi 10 miliardë dollarë.
Qeveria do të miratojë plan për investime në infrastrukturë prej 3 miliardë euro në 10 vitet e ardhshme me çka do të rritet mungesa e tanishme financiare për mirëmbajtje të rrugëve. Përmes këtyre investimeve, Qeveria do të sigurojë 600 kilometra ndërtim të autostradave dhe rrugëve ekspres, 550 kilometra rrugë magjistrale dhe rajonale dhe 1000 kilometra rrugë lokale. Pjesë të akseve rrugore me prioritet do të jenë:
- Shkup - Bllacë (Kufiri me Kosovën),
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Draçevë – Oreshan- Taor dhe rruga rajonale Draçevë Julimleri
- Ndërtimi i plotë i rrugës rajonale R-302 nga Kisella Voda deri në rrugën rajonale R-104 te vendi Bërzovec,
- Ndërtimi i korridorit nëntokësor në qendrën e Shkupit në vijën Qeveri - Kompleks bankash,
- Ndërtimi i rrugëkalimit për lidhje të Komunës së Kisella Vodës me Komunën e Aerodromit në vijën 11 Tetori - Rade Konçar,
- Ndërtimi i plotë i rrugës së re Sopishte - Usje - bulevardi Boris Trajkovski",
- Ndërtimi plotësues dhe rikonstruktimi i rrugës rajonale Makedonski Brod – Shkup,
- Rruga rajonale Kondovë- Radushë
- Lidhja e Matkës drejtpërdrejtë me autostradën Shkup - Tetovë,
- Korridori 8 - (pjesa lindore) Rramanli - Kriva Pallankë - Kufiri me Bulgarinë (faza e parë rrugë - ekspres),
- Korridori 10 - Rehabilitimi i autostradës Milladinovcë - Kumanovë,
- Ndërtimi i rrugës rajonale Mateç - Likovë, Likovë- Belanovce dhe Tanushecë – Debelde,
- Rruga rajonale Mlado Negoriçane- Pelince
- Ndërtim infrastrukturor në zonën industriale Vizbeg,
- Rruga rajona Kumanovë- Shën Nikolla
- Autostrada Milladinvci- Shtip
- Shtip - Radovish - Strumicë
- Shtip – Koçani ( rrugë -ekspres)
- Unaza Butel
- me Miladinovcë - Shtip (në fazë ndërtimi),
- Veles - Prilep - Manastir - Mexhitli.
- Shtip – Koçan ( rrugë ekspres)
- Rekonstruksion dhe rehabilitim i rrugës Koçan- Dellçevë
- Koçani- Probishtip ( unaza Ponikva- Tursko Rudare,
- Rikonstruktimi i aksit rrugor Pekllanska Rekë - Biglla (Vinicë-Dellçevë),
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Veles - Bogomillë,
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Berovë- Strumicë
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Propishtip- Krupishte,
- Rruga rajonale Dellçevë- Zvegor,
- Rikonstruktimi i një pjese të rrugës Berovë- Vinicë
- Përfundim të ndërtimit të rrugës në urën e lumit Bregallnica në rrugën rajonale Koçan- Zërnovci
- Përkrahje financiare për ndërtimin e pendave të lumit Otinje në Shtip dhe për projektin për ndërtim të urës në lumin Vardar dhe qarkorja në Veles.
- Koçan - Dellçevë,
- Koçan - Probishtip (segmenti rrugor Ponikvë - Tursko Rudari),
- Kriva Pallankë - Kamenicë,
- Rruga rajonale Shën Nikollë - Probishtip,
- Rikonstruksioni i aksit rrugor Probishtip - Krupishtë,
- Rikonstruksioni i rrugës rajonale Berovë - Pehçevë - Dellçevë,
- Rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugës lumi Peklanska – Biglla ( Vinica- Dellçevë),
- Rikonstruksioni në rrugën rajonale Berovë- Strumicë,
- Rikonstruksioni i rrugës së vjetër Veles - Gradsko,
- Ndërtimi i rrugës rajonale Berovë-Radovish,
- Ndërtimi i rrugës rajonale Bogomillë - Gostirazh,
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Burimi - Bogomillë,
- Ndërtimi i rrugës f. Razllovcë - f. Mitrashincë,
- Rehabilitimi i rrugës Dellçevë - f. Gabrovë,
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Draçevë - Studenican - Zelenikovë,
- Rruga rajonale Argulicë - Burillçevë - Karbincë,
- Rikonstruktimi i rrugës nga f. Konjuh deri në f. Stracin, rikonstruktimi i rrugës f. Tatomir
- f. Kokoshinjë, rikonstruktimi i rrugës Kratovë - f. Kratova e Epërme, rikonstruktimi i rrugës nga f. Sakulicë - f. Stubova e Epërme, Kratovë,
- Lisec drejt hidrosistemit Zletovicë, aks rrugor me kalim kufitar drejt Goleshit (Serbi), aks rrugor me kalim kufitar drejt Tërgovishtës (Serbi), Kriva Pallankës.
- Rikonstruktimi i rrugës lokale Robovë - Umlen, Çiflik-Umlen, f. Pençerevë, Pehçevë - Ravna Rekë, Pehçevë
- Ndërtimi i urës në lumin Bregallnicë në rrugën rajonale Koçan - Zërnovcë,
- Do të bëjmë përpjekje për hapjen e kalimit kufitar "Klepallë" në Berovë,
- Mbështetje nga pushteti qendror për ndërtimin e pendës në lumin Otinjë, mbështetje nga pushteti qendror për përpunimin e dokumentacionit projektues dhe ndërtimi i urës në lumin Bregallnicë, Shtip,
- Ndërtimi i urës në lumin Vardar dhe unazës për shkarkimin e kaosit në trafik dhe zvogëlimin e ndotjes në qendrën e Velesit, Veles,
- Ndërtimi plotësues i urrës në f. Razllovcë, Dellçevë,
- Demir Kapi - Smokvicë (në fazë ndërtimi),
- Strumicë - Kufiri me Bulgarinë,
- Rehabilitimi i autostradës Smokvicë - Gjevgjeli,
- Rehabilitimi i autostradës Negotinë - Demir Kapi,
- Zgjerimi i rrugës rajonale Krivogashtan - Obërshan - Vogjan,
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Prilep - Noshpall - Dobrushevë - Novak,
- Ndërtimi i rrugës lokale f. Sirkovë - Kroi i Beut - Rosoman,
- Rikonstruktimi i rrugës lokale f. Tërstenik - rruga rajonale Gradsko-Prilep, Rosoman,
- Kërçovë - Ohër (në fazë ndërtimi),
- Rikonstruktimi i tërë segmentit rrugor Ohër - Manastir
- Ohër - Peshtan - Shën Naum (Qeveria do të bëjë ndryshime të projektit ekzistues me qëllim të mbrojtjes së Parkut Nacional Galiçicë),
- Përfundimi i Korridorit 8 - (pjesa perëndimore) Gostivar - Kërçovë, Trebenishtë - Strugë - Qafëthanë,
- Rrethrrotullimi Vevçanë,
- Përmirësimi i lidhjes rrugore rajonale të Komunës së Debarcës dhe Komunës së Strugës,
- Rikonstruksioni i plotë i rrugës f. Podmolje - Strugë - Kalishtë - Radozhdë (rruga e vjetër drejt Ohrit - Strugës) në trasenë ekzistuese dhe infrastrukturën rrugore shoqëruese (korsi biçikletash dhe këmbësorësh) që të sigurohet qasje cilësore ndaj kapaciteteve turistike përgjatë bregut. Njëkohësisht, do të respektohet brezi i mbrojtur i Liqenit të Ohrit,
- Ndërtimi i rrugëve lokale dhe korsive për biçikleta me interes për zhvillimin e turizmit liqenor, malor dhe sportiv: Rruga drejt Vishnjës dhe Belicës së Epërme, rruga nga Boroec, Jabllanicë, Bezevë, Piskupshtinë, Nerez dhe Lukovë, rruga drejt Sellcës, Burinecit dhe Lokovës. Do të shfrytëzohen rrugët ekzistuese për trasimin e korsive malore për biçikleta, Strugë,
- Rikonstruktimi i aksit rrugor rajonal Manastir - Demir Hisar,
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Kremenicë - Brod,
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Krushevë - Demir Hisar,
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Krushevë - Pusta Rekë - Cer,
- Rruga lokale Q. Krushevë - Manastir Shën Spase, Krushevë,
- Rruga lokale Borinë - Zhitoshe, Krushevë,
- Rikonstruktimi i rrugës lokale f. Llazhan - f. Sazhdevë, me krah nga f. Borinë dhe f. Jakrenovë, Krushevë,
- Rikonstruktimi i rrugës lokale f. Vërboec - f. Shën Mitran, Krushevë,
- Rikonstruktimi i rrugës lokale P516 - f. Norovë në gjatësi prej 7 km, Krushevë.
- Ndërtimi dhe rikonstruktimi i disa rrugëve lokale në Vevçan në gjatë prej 2 km (Fabrika Vevçanka - Shtëpia shëndetësore, Bebek farm - f. Podgorcë, përfundimi i rrugës lokale Vevçan - Belica e Epërme), Vevçan.
- Rehabilitimi i rrugës rajonale Llazhan - Ropotovë - Cërnilishtë, Dollnen,
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale në segmentin rrugor Botun - Bellçishtë - Brezhan, Debarcë,
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Dobromir - Topollçan,
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Rapesh - Staravinë,
- Rehabilitimi i rrugës shtetërore P2233, segmenti rrugor Bërvenicë - Çegran,
- Përfundimi i ndërtimit dhe rikonstruktimit të rrugës shtetërore P2235, segmenti rrugor Hanet e Mavrovës - f. Mavrovë (vija nga penda e Mavrovës deri në Kanalin e Beliçkut),
- Rikonstruktimi i Rrugës rajonale P 2242, Jegunovcë - Zhelinë,
- Asfaltimi i rrugës Elevcë - Dollgash dhe lidhja me rrugën rajonale Dibër - Strugë, dhe asfaltimi i rrugës për zhvillim të turizmit rural dhe rekreacion nga f. Papradniku i Vogël deri në Liqenin e Dibrës në gjatësi prej 1 km, rikonstruktimi i rrugës f. Melniçan - f. Broshticë, Qendra Zhupa,
- Rikonstruktimi dhe asfaltimi i rrugës lokale Sretkovë për lidhjen me rrugën magjistrale A2 Gostivar - Kërçovë,
- Vendosja e rrjetit mbrojtës nga shkarjet në aksin rrugor Ura e Boshkut - Dibër,
- Vendosja e rrjetit mbrojtës prej teli për mbrojtje nga shkarjet në segmentin rrugor përgjatë rrjedhës së lumit Radikë,
- Rikonstruktimi i Rrugës rajonale P 29274, Leshok - (P 2242) Shemshovë,
- Rikonstruktimi i Rrugës rajonale P 2234, lidhja me 1203 në Përshovcë deri në lidhjen P 2242 në Jegunovcë,
- Rikonstruktimi i rrugës rajonale Ura "Melniçki" - Novak,
Qeveria do të investojë në projekte për modernizimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë dhe rrjedhën e trafikut, për uljen e ndotjes si dhe për hulumtim dhe sanim të shkarjeve të tokës, futje të pagesave rrugore elektronike dhe sinjalizim modern dhe Sistem transporti inteligjent (STI). Qeveria do të iniciojë përpunim të dokumentacionit projektues për përcaktimin e segmenteve rrugore me prioritet dhe do t'i realizojë në mënyrë të barabartë sipas rajoneve të planit.
Do të punojmë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të tjera rajonale, të cilat do të përcaktohen plotësisht nëpërmjet programit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRrSh). Njëkohësisht do të përshpejtojmë hapjen e pikave kufitare, afër së cilave ndërtohet ose është përfunduar ndërtimi i akseseve rrugore.
Qeveria e re në bashkëpunim me autoritet e vetëqeverisjes lokale do të punojë në ndërtimin dhe rehabilitimin e një numri më të madh të rrugëve lokale nëpër Republikën e Maqedonisë. Njëkohësisht do të ndihmohet edhe në ndërtimin e rrugëve lokale dhe rrugicave për çiklizëm malor, në interes të zhvillimit të turizmit liqenor, malor dhe sportiv.
Qeveria do të investojë në modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, përtëritjen e parkut të automjeteve, dhe në sigurinë, si p.sh:
Projekt për trafik periferik udhëtarësh që do të përbëhet prej 4 krahëve në dhe rreth Shkupit
Zelenikovë - Draçevë - Lisiçe - Pinti - 11 Tetor – Skopje Patniçka (24 km), Milladinovcë - Ilinden - Maxhari - Shkup për Udhëtarë (19 km),
Ndërtimi i hekurudhës së re nga Milladinocë deri në Aeroportin e Petrovecit (5 km),
Radushë- Saraj- Gjorçe Petrov- Shkup Veri- Zhelezara- Pivara – Skopje Patniçka
Elektrifikimi i hekurudhës Shkup - Shkup Veri - Gjorgje Petrov - Volkovë - Bllacë (Kufiri me Republikën e Kosovës),
Stacione hekurudhore solare (diellore) - rikonstruktimi dhe modernizimi i stacioneve hekurudhore në Korridorin 10 dhe 10d, Tabanovcë,
Përfundimi i rekonstruksionit të hekurudhës nga Kumanova deri në Belakovce.
(Korridori 8) dhe ndërtimi i hekurudhës së re nga Belakovce deri në Kriva Pallankë ( Korridori 8)
Faza fillestare e ndërtimit të hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair ( faza e tretë në Korridorin 8 nga Kumanova deri në Republikën e Bullgarisë)
Përfundimi i rikonstruktimit të hekurudhës deri në Beljakovcë (Korridori 8),
Elektrifikimi i hekurudhës Shkup - Shkup Veri - Gjorgje Petrov - Volkovë - Bllace (Kufiri me Kosovën)
Përfundimi i rikonstruksionit të hekurudhës deri nga Kumanova deri në Beljakovcë (Korridori 8) dhe ndërtimit i hekurudhës së re nga Beljakovce deri në Kriva Pallankë ( Korridori 8)
Faza fillestare e ndërtimit të hekurudhës së re nga K. Pallanka deri në Deve Bair (faza e tretë e Korridorit 8 nga Kumanova deri në Republikën e Bullgarisë)
Hartimi i dokumentacionit projektues për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë- Lin ( Republika e Shqipërisë) dhe fillim I ndërtimit.
Studimi fizibiliti për ndërtimin e krahut hekurudhor deri në Strumicë dhe Republikën e Bullgarisë.
Rekonstruksioni Veles- Manastir dhe përfundimi i rekonstruksionit Manastir- Kremnicë
Përpilimi i projekteve themelore dhe i dokumentacionit të nevojshëm teknik për ndërtim dhe mbikëqyrje të hekurudhës së re deri në zonat industriale (krah nga stacioni hekurudhor Milladinocë drejt zonës industriale Bunarxhik)
Siguri në komunikacion: siguri të akeseseve rrugore të korridorit 8 dhe korridorit 10.
Stacione hekurudhore diellore- riparimin dhe modernizimin e Korridorit 10 dhe 10 d,
Qeveria do të përpilojë strategji të re nacionale për zhvillim afatgjatë të komunikacionit ajror, do ta analizojë nivelin e realizimit të marrëveshjes koncesionale me operatorin e aeroportit dhe do të punojë në prioritete investuese si lidhja e shpejtë transportuese ndërmjet aeroportit të Shkupit dhe Ohrit dhe promovimi i aeroportit të Ohrit në aeroport low-cost (me kosto të ulët). Do të bëhet analizë të kushteve për themelimin e transportuesit ajror maqedonas, ndërtimin dhe adaptimin e 7 heliodromeve për nevoja mjekësore, policore dhe ushtarake, 4 sipërfaqe të ndara ujore për operim të hidroplanëve për dedikime të veçanta.
Përmes dialogut të hapur të organeve shtetërore me institucione dhe ekspertë të specializuar do të përpilohet propozim për subvencionim të qëndrueshëm të turizmit lidhur me zhvillimin e komunikacionit dhe transportit ajror.
Qeveria do të zhvillojë sistem transparent për ndarje të drejtë të lejeve CEMT, dhe do t'u japë mbështetje dhe siguri kompanive, duke u ofruar kushte për të gjithë pjesëmarrësit. Potenciali për zhvillim do të stimulohet edhe përmes zvogëlimit të çmimit të kartonit të gjelbër.
Qeveria do të propozojë masa dhe dispozita ligjore për përtëritjen e profesionalizmit dhe ligjshmërisë në planifikimin hapësinor, urbanistik dhe veprimtarinë gjeodezike përmes planifikimit transparent dhe human të hapësirës dhe zhvillimit të qyteteve.
Qeveria do të propozojë revizion dhe harmonizim të ligjeve nga sfera përkatëse, masa dhe rregulla për kontroll të objekteve, rritje të sigurisë dhe cilësisë së ndërtimit dhe për zonë të detyrueshme me gjelbërim. Do të duhet doemos të mundësohet qasje reale të qytetarëve gjatë miratimit të planeve urbanistike dhe të jepet mundësi reale për ndikimin e tyre mbi vendimet për atë se çka dhe si do të ndërtohet në mjedisin e tyre. Do të rregullohen në mënyrë ligjore normativat për gjelbërim urban në çdo parcelë ndërtimore që të mundësohen nevojat e qytetarëve për jetesë human, të shëndoshë dhe cilësor. Do të propozohen stimuj financiarë plotësues në tarifat e Agjencisë së Kadastrës, në kompensimet komunale për ndërtim të objekteve për parkim dhe objekteve tjera publike me interes.
Qeveria do të punojë në zhvillimin dhe ndarjen e barabartë të mjeteve në mjediset rurale dhe do të mundësojë përmirësimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve në ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Përqindja e mbulimit me kanalizim nga 18% do të arrijë në 40% dhe do të ndihmohet financiarisht. Reformat qeveritare në sektorin komunal do ta përmirësojnë efektivitetin dhe produktivitetin në shërbimet sipas kostos reale të shpenzimeve. Qeveria do të sigurojë mjete dhe stimul financiar nga fondet evropiane dhe nga Buxheti i RM-së.
Qeveria do të sigurojë masa për parandalimin e keqpërdorimeve me banesat sociale përmes subvencioneve për ndërtim (50% nga kompensimi komunal për ndërtimin e shtëpive banesore individuale deri në 150m2), subvencione të kamatës nga kreditë për blerje të banesës për çifte të reja martesore, dhe subvencione për projektim dhe ndërtim të objekteve për grupet vulnerabile të qytetarëve.
Qeveria do t'i subvencionojë qytetarët për izolim të objekteve me efikasitet energjetik, me 20% të investimit të përgjithshëm. Subvencionet do të sigurojnë deri në 70% kursim të energjisë, shpenzime të zvogëluara, import i zvogëluar i rrymës, ndërsa do të sigurojë vëllim të zmadhuar të punës dhe numrit të të punësuarve në firmat prodhuese dhe realizuese të këtyre materialeve.