Mbrojtja nga katastrofat natyrore
Sipas analizës nga Banka Botërore, Republika e Maqedonisë, çdo ditë e më tepër do të rrezikohet nga fatkeqësitë natyrore, si rezultat i ndryshimeve klimaterike. Nga këto arsye, institucionet tona duhet të jetë të përgatitura që të ballafaqohen me këto sfida dhe ta minimizojnë dëmin për jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve. Vërshimet në dy vitet e fundit i treguan të gjitha mangësitë sistemore të institucioneve, në veçanti në pjesën e parandalimit dhe sollën deri në viktima të shumta, ndihma e vonuar dhe e pamjaftueshme dhe diskriminim i madh.
Qeveria do ta rishqyrtojë funksionimin e këtyre institucioneve, me saktësi do t'i definojë kompetencat nga secila nga ato dhe do të sigurojë sistem funksional për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.. Të gjitha institucionet në sistemin për mbrojtje dhe shpëtim nga katastrofa natyrore do të kenë të ekipuara me kuadër profesional adekua, i cili në vazhdimësi do të jetë i trajnuar. Bashkëpunimi i tyre do të ngritët në nivel të konsiderueshëm më të lartë. Do të blihet pajisje bashkëkohore dhe do të ndahet të gjitha institucioneve kompetente, kurse ajo ekzistuese do të mbahet në kondicion të mirë.
Qeveria do vendosë sistem të integruar të menaxhimit me ujërat përmes formimit të Agjencisë së Ujërave. Të gjitha të dhënat për resurset e ujit të mbledhura nga institucionet kompetente do të jenë të integruara në një vend dhe të gjitha aktivitetet do të koordinohen duke shfrytëzuar sistem të vetëm për menaxhim dhe veprim. Duke i shfrytëzuar të gjitha të dhënat e disponueshme nga institucionet, nga komunat, por edhe të gjitha resurset e arritshme të cilat BE i vë në dispozicion, menjëherë do të fillojmë me përgatitjen e planit operativ real për mbrojtje nga vërshimet për rajonet e rrezikuara, kurse do të rishqyrtohen planet për mbrojtje të çdo komune dhe qytetin Shkup. Në vazhdimësi do të zbatohen trajnime dhe informim të popullatës për rreziqet nga vërshimet si dhe të sillen në rast të vërshimit dhe fatkeqësi tjera.
Qeveria do të përpunojë "Kadastër i rajoneve të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore në Maqedoni me shkallën e rrezikut" e cila do të hyjë në të gjitha dokumentet e planit dhe sektorial, që do të definohen zonat e kuqe ( nuk guxon të ndërtohet), zona të verdha (mund të ndërtohet vetëm me masa mbrojtëse) dhe zona të gjelbra (të lira për ndërtim). Do të forcohet kontrolli i ekspertëve në përgatitjen dhe zbatimin e pjesës së mbrojtjes dhe shpëtim në planet hapësinore dhe urbanistike.
Qeveria do ta përfshijë publikun ekspertësh në krijimin e masave për luftë kundër erozionit dhe rregullimin përroskave, pyllëzim të pyjeve përreth ku me shkatërrimin e pyjeve është kontribuar për erozion të tokës. Do të rishikohet qëndrueshmëria e ndërtimeve të objekteve në rajonet e prekura dhe do të parashihen masa për sanimin dhe mirëmbajtjen e digave. Është evidente që krimi me prerjen e paligjshme të pyjeve do të çrrënjoset me kalimin e sektorit për polici pyjore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Qeveria do të iniciojë debate rreth ndalesës për ndërtim të objektit në shtratin e lumit dhe do ta sanojmë shtratin e Vardarit qëndrueshmëria e secilës është ulur në mënyrë plotësuese me ndërtimet nga "Shkupi 2014" Gjerësia e rripit të bregut do të definohet në pajtim me standardet evropiane.
Qeveria do të zhvillojë sistem hidrometeorologjik për paralajmërim të hershëm në rast të rrezikut nga moti i keq, që popullata të jetë e informuar në kohë dhe e përgatitur që të ballafaqohet me sfidat. Do të vendoset sistem i vetëm për përgatitjen dhe alarmimit dhe sistemit të vetëm komunikues-informacioni me realizimin e numrit për situata krize -E-112.
Qeveria do t'i shfrytëzojë mundësitë të "Evropa Re" formuar si kompani për ri sigurim përmes partneritetit-publik privat me disa vende në rajon. Në rast të katastrofave natyrore, buxheti i Maqedonisë do të jetë i sigurt, kurse dëmet do të mbulohen përmes sistemit për ri sigurim. Me shfrytëzimin e teknologjive inovative, sistemi garanton mbulimin e të gjitha dëmeve në pajtim me standardet zvicerane për kualitet, pa subjektivitet, ndikim politik dhe mundësi për korrupsion.