Masa, rekomandime dhe parandalim nga KOVID-19

Çka është COVID-19?

SARS-CoV-2 është virus i ri nga familja e virusit korona, fillimisht i zbuluar në Kinë në dhjetor të vitit 2019. Virusi është shkaktar i sëmundjes respiratore akute (teshtimë, kollitje dhe të ngjashme).

Përvojat fillestare tregojnë që personat në moshë dhe të sëmurët kronik janë të ekspozuar në rrezik më të madh të komplikime dhe formave të rënda të sëmundjes. Periudha e inkubacionit të virusit është më së shumti 14 ditë, gjatë të cilës personat e infektuar nuk shfaqin simptome, por mund ta shpërndajnë virusin tek personat e tjerë.

Të gjithë që shfaqin simptome duhet të qëndrojnë në vetëizolim prej 14 ditësh dhe të paraqiten tek organet kompetente.

Cilat janë simptomat e sëmundjes me KOVID-19?

Simptomat fillestare që shfaqen tek personat e infektuar me virusin KOVID-19 janë:

  1. Ethe dhe temperaturë e lartë;
  2. Kollitje e rëndë;
  3. Vështirësi në frymëmarrje.

Sëmundja mund të shkaktojë komplikime serioze të cilat mund të dëmtojnë funksionin e:

  • Organeve të frymëmarrjes;
  • Sistemit kardiovaskular;
  • Të veshkave.

Sëmundja mund të ndryshojë nga forma e lehtë deri në formë më të rëndë, me pasoja të mundshme fatale.

Mjekimi i të infektuarve është paliativ dhe simptomatik.

Si të mbroheni nga sëmundja e KOVID-19?

  • Lani duart në mënyrën e duhur me sapun dhe ujë, më gjatë se 20 sekonda.
  • Shmangni ambientet e mbyllura dhe të hapura me shumë njerëz
  • Shmangni kontaktin me persona të infektuar dhe të izoluar
  • Respektoni rregullat dhe rekomandimet e Qeverisë
  • Përdorni mjete alkoolike për dezinfektim
  • Mbulojeni fytyrën me pecetë gjatë kollitjes apo teshtimës

Çka nëse dyshoni se jeni të sëmurë nga KOVID-19?

Numra për kontakt nëse shfaqni simptome të KOVID-19:

IPSH Shkup 078 387 194​​​​​
SHSH Shkup – Alo doktor 02 15 123
QSHP Shkup 071 289 614
QSHP Manastir 071 261 330
QSHP Tetovë 075 240 464
QSHP Shtip 078 365 613
QSHP Veles 071 219 278
QSHP Koçan 071 373 913
QSHP Kumanovë 070 215 851
QSHP Ohër 070 723 029
QSHP Prilep 076 475 747
QSHP Strumicë 072 235 543
NR Gostivar 076 365 161
NR Gjevgjeli 078 545 444

Sipas rekomandimeve dhe protokolleve të Komisionit për sëmundje infektive, të gjithë ata që janë në vetë-izolim, menjëherë pasi të shfaqin ndonjë shenjë, që është karakteristike për COVID -19, duhet të paraqiten në telefonat për kontakt në shërbimet epidemiologjike, të cilët janë në dispozicion për të gjithë territorin e shtetit.

Masat janë vendosur që nga fillimi dhe këshillohet çdo qytetar ti ndjek këto rekomandime, të cilat sugjerojnë që të mos shkohet te mjeku amë, me qëllim që të evitohen situatat në të cilat ata vendosen në kontakt të drejtpërdrejt dhe rrezikojnë të kenë kontakt me pacientë të cilët mund të jenë të infektuar.

Si deri në vetë-izolim adekuat?

  • Qëndroni në shtëpi, përveç se në rast urgjence. Nëse keni mundësi, punoni prej në shtëpi.
  • Ndahuni nga të tjerët në hapësira të ndryshme. Shpesh ajrosni hapësirat.
  • Në rast se keni në dispozicion, përdorni toalet/banjë veç. Në të kundërtën dezinfektoni atë të cilën e përdorin të gjithë.
  • Shmangni përdorimin e mjeteve për amvisëri siç janë leckat për duar, çarçafët, gotat, takëm për ngrënie.
  • Në rast se porosisni ushqim/produkte nëpërmjet porosive, anëtar tjetër i famijes ti merr, shmangni kontakt me furnizuesin.
  • Qëndroni në distancë të sigurt në mes 1 dhe 2 metrave.
  • Pastroni hapësirat në shtëpi të cilat i përdorni më shpesh.
  • Ndiqni rekomandimet për parandalim nga institucionet shëndetësore.

Në rast se ndjeni simptome të njëjta apo të ngjashme të gripit, mos vizitoni mjek, por lajmërohuni në qendrat për shëndet publik.

 

Masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së KOVID-19

 

Të gjitha dispozitat me fuqi ligjore për parandalimin e përhapjes së KOVID-19

Masat dhe rekomandimet e ministrive

 

 

Pyetje që parashtrohen shpesh

Si edhe sëmundjet e tjera respiratore, infeksioni me KOVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si: rrjedhje e hundës, dhimbje në fyt, kollë dhe ethe. Te disa persona mund të paraqitet pamje e rëndë klinike, gjegjësisht mund të zhvillohet pneumoni ose vështirësi në frymëmarrje.

Po, KOVID-19 shkakton sëmundje respiratore dhe mund të transmetohet nga një person në tjetrin, zakonisht nga kontakti i afërt me të sëmurin, për shembull në shtëpi, në vendin e punës ose në institucionin shëndetësor.

Personat të cilët jetojnë ose udhëtojnë në zonat ku qarkullon KOVID-19 mund të rrezikohen nga infeksioni.

Duhet të bëhen hulumtime shtesë për të dhënë informacione të sakta për atë se si KOVID-19 ndikon te njerëzit. Sipas të dhënave në dispozicion, të moshuarit dhe personat me sëmundje paraprake (diabet, sëmundje të zemrës e të tjera), janë më tepër të rrezikuar nga zhvillimi i simptomave më të rënda.

Koronavirusi është virus respirator i cili në mënyrë parësore transmetohet përmes kontaktit me personin e sëmurë, gjegjësisht përmes sekreteve respiratore të cilat spërkaten si pika të imëta, kur i infektuari kollitet ose teshtin, nëpërmjet pështymës ose rrjedhjes së hundës. Është me rëndësi të praktikohet higjienë personale e mirë. Për shembull kur teshtini ose kolliteni përdorni facoletë për një përdorim dhe menjëherë hidheni, ndërsa përderisa nuk keni facoletë mbuloni gojën dhe hundën me dorë të kthyer nga ana e brendshme e bërrylit. Gjithashtu, është shumë me rëndësi njerëzit rregullisht ti lajnë duart mirë me sapun dhe ujë ose me dezinfektues bazuar në alkool.

Ende nuk ka njohuri se sa gjatë mbijeton KOVID-19 në sipërfaqe, edhe pse informacionet e para sugjerojnë se virusi mund të mbijetojë disa orë. Mjetet e rëndomta për dezinfektim mund të zhdukin virusin, me të cilin nuk do të mund të infektohen njerëz të tjerë.

Sipas të dhënave që i posedojmë, konsiderohet se është e mundur personat e infektuar me KOVID-19 të infektohen edhe para se të zhvillojnë simptoma të sëmundjes. Megjithatë, virusin më shpesh e përhapin personat të cilët kanë simptome.

Kontakte më të rëndësishme

INFORMACIONE DHE ÇËSHTJE ADMINISTRATIVE
Institucioni Personi për kontakt e-mail telefoni
MSH Elena Ristoska administrativniprasanjakorona@zdravstvo.gov.mk 076 445 967
MSH Sanja Sazdovska administrativniprasanjakorona@zdravstvo.gov.mk 075 268 829
MPPSH Martina Ivanova mivanova@mtsp.gov.mk 072 278 043
MPPSH Ivona Kusakatska ikusakatska@mtsp.gov.mk 070 329 383
MM Dragan Karullovski dragan.karulovski@mod.gov.mk 02 328 2539
MO Besim Hasallari besim.hasalari@mod.gov.mk 02 328 2535
ME Aleksandra Spasevska aleksandra.spasevska@economy.gov.mk 02 3093 448
ME Bojana Josifovska bojana.josifovska@economy.gov.mk 02 3093 452

Lajmet e fundit